Ndër fushat pjellore të Dobruxhës turistët bien në një parajsë të vërtetë. Parku ekologjik “Geranea” është i vendosur në një sipërfaqe prej 7 mijë hektarësh në disa kilometra nga vendpushimet detare “Allbena” dhe “Zllatni pjasëci” dhe në 35 kilometra nga qyteti Varna.
Vendi magjeps me bukurinë e vet të egër në çdo kohë të vitit. Për shkak të afërsisë së madhe me detin klima këtu është e butë, kurse shtresë dëbore mbetet shumë rrallë. Miq nga vendi dhe nga jashtë shkojnë në park, që të mund të takohen “sy më sy” me kafshët tipike për këtë vend dhe mjedis si derri i egër, dreri i vjeshtës, sorkadhe, dhi kamerunase, lepuj, fazanë, thëllëza dhe shpendë të tjera të ndryshme grabitqare.
Në park janë ndërtuar 7 kulla. Prej tyre turistët mund të vërejnë në një distancë të parrezikshme kafshët, të cilat lëvizin lirshëm në një mjedis të natyrshëm. Kurse për ata të cilët i pëlqejnë shëtitjet mes natyrës janë krijuar disa shtigje ekologjike me gazebos dhe stola.
Akoma trakët e lashtë kanë qenë të magjepsur nga kjo krahinë. E kanë quajtur “Lugina e pranverës” për shkak të klimës së butë dhe të natyrës gjithmonë të gjelbër. Më vonë romakët i kanë dhënë emrin “Geranium”, që në përkthim do të thotë shëndet.
Mund të mësoni më shumë për këtë skaj të paprekur nga qytetërimi duke lexuar publikimin nga koleksioni i Radio Bullgarisë: “Parku ekologjik me kafshë të egra pret miq në Dobruxha”
Foto: Facebook / geraneaSot bëhen 46 vjet nga fluturimi i kozmonautit të parë bullgar Georgi Ivanov. Më 10 prill të vitit 1979 në orën 20:34, sipas orës së Moskës, anija kozmike “Sojuz-33” u hodh në orbitë rreth Tokës. Në bord, së bashku me komandantin e fluturimit Nikollaj..
Më 3 prill çdo vit Sofja shënon 146 vjetorin e shpalljes kryeqytet i Bullgarisë. Me propozimin e historianit, shkencëtar dhe shtetar prof. Marin Drinov më 3 prill 1879 Kuvendi i Madh Popullor, që zhvillonte punimet në kryeqytetin e vjetër..
Më 2 prill mbushen 95 vjet nga lindja e këngëtares popullore Stefka Sëbotinova . Ajo lindi në vitin 1930 në ish-fshatin Rozov Klladenec, sot fshati Obruçishte, rajoni i qytetit Stara Zagora të Bullgarisë Juglindore. Ajo vjen nga një familje..