Njerëzit nuk heqin dorë nga udhëtimet. Por për llogaritë turizmit në masë, i cili shkaktoi dëme të pariparueshme mbi natyrën dhe vendet e rëndësishme kulturore dhe historike në të gjithë botën, tani në plan të parë dalin udhëtimet individuale larg nga turmat dhe klishetë e reklamave. Kurse Bullgaria është një El Dorado e vërtetë në këtë drejtim.
1.Turizëm ekstrem
Në Bullgari ka qendra të shumta për një turizëm ekstrem. Ato u organizojnë kërkuesve të ndjenjave të forta çdo lloj përjetime rrezikuese. Ngjitje shkëmbore, fluturime me paraglider, depërtim në shpella të pazhvilluara, zhytje nën ujë, alpinizëm - çdo një shkak të rrisni adrenalinën tuaj është e mirëseardhur!
2. Turizmi Urbex
Çdo vit qindra të huaj mbërrijnë tek ne, të drejtuar nga një dëshirë e vetme - të përjetojnë një ndjenjë të dhimbshme, duke vizituar uzina të braktisura, fshatra të shpopulluara, shtëpi të cilat janë duke u shkatërruar dhe monumente nga epokat e kaluara. Bullgaria Veriperëndimore dhe Rodopet Lindore janë vendet e preferuara prej tyre për shëtitje mes shkatërrimeve dhe melankolisë. Akoma për këtë lloj përjetimi shikoni në publikimin tonë “Bullgaria – një destinacion i“turizmit dark”.
3. Turizëm kinematografik
Bullgaria është mikpritëse e Prodhimeve të Hollivudit. Kurse ne bullgarët i njohim lokacionet, ku janë të incizuara disa nga skenat. “Conan Barbarian" me Jason Momoa, “Dahlia e Zezë” nga Brian de Palma, “Arratisja” me Colin Farrell dhe Ed Harris, “Sezoni i vrasjeve” me Robert De Niro dhe John Travolta, filmi fantastik-shkencor me Antonio Banderas "Automata" dhe akoma shumë të tjerë sollën disa nga artistët më të njohur të Hollivudit tek ne. Një pjesë nga prodhimet janë të filmuara në Qendrën Kinematografike Boyana në rrëzë të malit Vitosha ku është ndërtuar një qytet i tërë me dekore nga epokat e ndryshme.
4. Turizëm fetar
Mbi 120 manastire ortodokse vepruese, kisha të shkëlqyera të mbuluara me mbishkrime unikale murale, ajazma dhe vende të shenjtëruara, vende të lashta të rrethuara me legjenda dhe akoma shumë e shumë të tjera të shpërndara nëpër të gjithë Bullgarinë, kisha fetare të feve dhe epokave të ndryshme tërheqin udhëtarin që të njihet me ta. Por çfarë të themi për vendet e shenjta shkëmbore trakase si shpellat mitra ose Gurët e Shurdhër në Rodopet? ose për manastiret shkëmbore, të krijuara nga murgjit eremit gjatë shekullit të 11-13. Ato janë një sfidë e vërtetë për turistët kureshtarë, sepse janë fshehur nëpër male dhe deri tek ato arrihet me vështirësi. Por, janë të përmbushura me mistikë dhe që aty hapen pamje të shkëlqyera.
5.Turizmi agrar
Të të zgjojë mikpritësi në orën 5 të mëngjesit dhe të të dërgojë të mjelësh lopën në oborr, të punosh gjatë gjithë ditën domatet në kopsht, të bësh reçel prej mjedrave ose të ndihmosh në mbledhjen e rendimentit në fushë në kohën më të zjarrtë të ditës. Turistët tanimë kërkojnë një afërsi të drejtpërdrejtë me mënyrën autentike të jetesës dhe jetën e ruajtur fshatare. Tek ne ka ferma jo të pakta dhe shtëpi fshatare për miq, të cilat propozojnë përjetime të tilla.
6.Turizmi dental
Kjo patjetër që nuk është mënyra më romantike që të njohësh një vend. Por ky lloj turizmi ka adhurues të shumtë dhe në Bullgari. Shumica e gërshetojnë pushimin e vet tek ne me marrjen e një shërimi të klasës së parë me çmime mjaft më të ulëta. Sipas Eurostatit Bullgaria është në pozicion të dytë në Bashkimin Evropian për nga numri i stomatologëve në 100 mijë veta nga popullsia, ku pjesa më e madhe e stomatologëve bullgar flasin një gjuhë perfektë angleze. Shkaku? Numri i pacientëve të huaj në vend po vazhdon të rritet.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Veneta Nikollova
Çmimet për konkursin "Shtëpia më e mirë malore" - një nismë e përbashkët e revistës “360Mag” dhe Unionit Turistik Bullgar - u dhanë në një ceremoni në “Shtëpinë e Kinemasë” në Sofje. Më shumë se 100 shtëpi dhe strehimore malore nga të gjitha..
Ditët e bukura të vjeshtës janë një kohë e mrekullueshme për të bërë një shëtitje përmes dyqaneve në Samovodska Çarshija në Veliko Tërnovo. Çarshia është krijuar që në mesin e shekullit të XIX-të, kur bujqit nga fshatrat përreth i nxirrnin prodhimet e..
"Sofja për fillestarët në 55 hapa" - kështu quhet turi turistik i kryeqytetit bullgar, i organizuar nga Ndërmarrja Komunale "Turizëm" (Visit Sofia). Turneu me këmbë falas është i përshtatshëm për njerëz të të gjitha moshave, zgjat 1 orë e 45 minuta..