Kryeministri Bojko Borisov dhe ish-Kryeprokurori Sotir Cacarov paskan biseduar me inteligjencën turke për ekstradimin e shtetasve turq në Ankara pas provës për grusht shteti kundër Presidentit Erdogan, pohon revista gjermane “Der Spiegel”.
Botimi mbështetet tek dokumente të Ambasadës së Turqisë në Sofje, transmetoi BNR.
Gjatë korrikut të vitit 2016 gjykatat evropiane refuzuan t’u dërgojnë gjykatave turke shtetas të kërkuar turq, me argumentin se motivet e kërkesave janë politike. Menjëherë pas puçit Bojko Borisov dhe shefi i shërbimeve bullgare kanë biseduar me ambasadorin turk në Sofje. Ankaraja ka kërkuar ekstradimin e afaristit turk Abdullah Büyük. Pas tij Turqisë i janë dërguar akoma 7 shtetas turq, shton “Der Spiegel”.
“As unë, si Kryeprokuror atëherë, as Prokuroria në përgjithësi kemi marrë pjesë në këtë procedurë. Dërgimi i Abdullah Büyük është realizuar në përputhje me ligjin për të huajit në Bullgari dhe jo nëpërmjet ekstradimit” – shkruan me rastin e publikimit ish-Kryeprokurori Cacarov. Pozita e tij është publikuar në faqen e Komisionit për kundërveprim ndaj korrupsionit dhe për konfiskimin e pronësisë së marrë në mënyrë të paligjshme, të kryesuar nga Cacarovi.Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale lidhur me kandidaturën e Borisllav Sarafov për postin e kryeprokurorit, njoftoi BTA. Sipas kryetarit të..
Pikërisht një muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 27 tetorit, sot vijon seanca e parë e Asamblesë së 51-të Kombëtare, e cila filloi më 11 nëntor. Deputetët do të bëjnë përpjekjen e gjashtë për të zgjedhur një kryetar. Në provën e pestë për votim u..
Ditën e mërkurë do të jetë kryesisht me diell. Era gradualisht do të orientohet nga perëndimi-veriperëndimi dhe do të jetë e lehtë deri mesatare. Temperaturat minimale priten nga minus 3° dhe 2°, në Sofje - rreth minus 1°, dhe maksimale - midis..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për..