Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Radiot e vjetra tregojnë historitë e tyre

Foto: Zdravka Masljankova

Mbi 80 radio të vjetra janë të eksponuar në Muzeun Historik në qytetin Pollski Trëmbesh në Bullgarinë Veriore, deri në fund të muajit tetor. Vendi për këtë ekspozitë interesante nuk është i zgjedhur rastësisht:

“Qëllimet dhe detyrat e një muzeu historik janë të prezantojë atë e cila është e lidhur me historinë dhe kulturën e krahinës përkatëse, kurse radiot kanë qenë një pjesë nga jeta e njerëzve - tregon docenti Hristo Haritonov, drejtor i muzeut. Më kujtohen ato vite të hershme, kur nëpër shtëpitë e njerëzve ndahej një dhomë e veçantë për radion. Radioja jo vetëm se kishte vendin e vet: për të tregoheshin kujdese të posaçme - mbi të gjithmonë kishte një mbulesë tavoline të qëndisur me dorë dhe një saksi me lule. Ky, në qoftë se nuk është një oltar ndaj informacionit, ndaj lidhjes me botën, çfarë gjëje tjetër mund të jetë?”

Një pjesë prej ekspozitës i është kushtuar Radios Kombëtare Bullgare, që është një nga bashkë organizatorët. Një përshtypje të fortë bëjnë fotografitë e vjetra të të gjithë atyre bullgarëve të njohur, të cilët kanë kaluar përmes studiove të Radios Kombëtare Bullgare, artistët, spikerët, ngjarjet të cilat kanë rëndësi për historinë e Radios.  

“Ndihma të cilën ne e morëm nga Radioja Kombëtare Bullgare është jashtëzakonisht e vlefshme, sepse ne jemi Muzeu më i ri Historik Bullgar, kurse për të rinjtë përkrahja është shumë e rëndësishme - shton docenti Haritonov. Kemi përfshirë një informacion për lindjen e radios, për kohën e krijimit të saj (viti 1935), për radiostacionet regjionale. Dhe kuptohet, një vëmendje e veçantë i është kushtuar dhe koleksionit të inxhinierit Kiro Marinov”.

Për ekspozitën koleksionuesi ofron 70 radio, të prodhuara në Bullgari, në Gjermaninë Perëndimore, në Republikën Demokratike të Gjermanisë, në Çekosllovaki dhe në ish Bashkimin Sovjetik  përpara dhe pas Luftës së Dytë Botërore. Pas Luftës së Dytë Botërore mbi bazën e këtyre radiove të para krijohen 3 ndërmarrje shtetërore, kurse Bullgaria kthehet  në një nga vendet prijëse në prodhimin e radioaparaturës dhe vite të tëra me radhë mban dhe ruan pozita liderë në këtë drejtim.

Çdo një nga radiot mban në vetvete një histori të shkurtër. Nuk kam kërkuar vetëm anën teknologjike dhe teknike në to - thotë inxhinieri Marinov. Zbulova para se gjithësh kontributin e bullgarit  dhe dëshirën e tij që përmes radios, kjo gjë e mrekullueshme dhe e çuditshme, e cila ka qenë e pranishme në çdo shtëpi, të tregojë shijen e vet ndaj progresit, individualitetin e vet. Shumë njerëz kanë shitur arat e veta, që të mund të blejnë një radio. Dhe këto kuti të mëdha kanë zënë një vend qendror për dekada të tëra me radhë, kanë mbajtur në vetvete një kujtim të shtrenjtë. Pavarësisht se, vetëm e dëgjojmë radion ajo është një bashkëbiseduese, një pjesëmarrëse e barabartë në një dialog”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: Zdravka Masljankova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Thesari i famshëm i Panagjurishtes është rikthyer në Muzeun e Panagjurishtes

Nga data 9 gusht deri më 10 shtator, të gjithë banorët dhe mysafirët e Panagjurishtes do të mund të shohin përsëri origjinalin e Thesarit të Artë të Panagjurishtes, njofton Muzeu Historik në qytet. Rikthimi i tij i fundit ishte në nëntor të vitit..

botuar më 24-08-09 6.15.PD
Kompleksin Përkujtimor

Stara Zagora shënon 147 vjet nga betejat në mbrojtje të qytetit

Kanë kaluar 147 vjet nga betejat për mbrojtjen e qytetit Stara Zagorës në vitin 1877. Në shenjë respekti dhe nderimi për heroizmin e të rënëve për liri, më 31 korrik në Kompleksin Përkujtimor "Mbrojtësit e Stara Zagorës" do të kryhet një ritual..

botuar më 24-07-31 6.05.PD

17 objekte varrimi u zbuluan nga nekropoli i Raciarias antike

Gjatë gërmimeve të shpëtimit, nga nekropoli i kolonisë romake Ulpia Raciaria (në afërsi të fshatit Arçar, komuna Dimovo, rajoni i qytetit Vidin) u zbuluan 17 varre, nga të cilat pesë varre dhe 12 varre në gropa. Këtë e njoftoi Zdravko Dimitrov nga..

botuar më 24-07-24 5.16.MD