Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për zjarrin e përjetshëm në qendrën e Sofjes...

Foto: BGNES

“Bullgaria do të ekzistojë përderisa digjet zjarri i përjetshëm i Ushtarit të Panjohur” – kështu bullgarët u shpjegojnë fëmijëve dhe nipërve simbolin e monumentit të ngritur në qendrën e Sofjes.

Në afërsi të drejtpërdrejtë të kishës “Shën Sofija” u krijua një sarkofag në të cilin ruhen 15 gëzhoja me tokë të shenjtë nga të gjitha këndet e Bullgarisë dhe eshtrat e luftëtarëve të panjohur të mbledhura nga vende të rëndësishme për historinë bullgare. Kështu monumenti u kthye në simbol të nderit, patriotizmit dhe vetëmohimit të të gjithë ushtarëve bullgarë. Aty digjet dhe një zjarr i pashuar, dëshmi për mirënjohjen dhe respektin e pasardhësve.

Mbrojtës i tij është luani i cili mishëron fuqinë dhe trimërinë dhe është pjesë e stemës së Bullgarisë.

Çfarë është historia e monumentit të Ushtarit të Panjohur dhe  si ai u kthye në simbol të shenjtë të shtetit bullgar mund të lexoni në botimin: Monumenti - simbol i ushtrisë së pathyeshme bullgare nga koleksioni i Radio Bullgarisë.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shën Stefani - martiri i parë për besimin e Krishtit

Ditën e tretë pas Lindjes së Krishtit, më 27 dhjetor, Kisha jonë Ortodokse nderon kujtimin e Shën Stefanit - martirit të parë të krishterë. Emri i tij do të thotë "kurorë" dhe vjen nga greqishtja "στέφανος" (stéphanos). Ai simbolizon fitoren dhe..

botuar më 24-12-27 5.45.PD

40 vjet pas fillimit të të ashtuquajturit “Proces i Rilindjes”

Kanë kaluar 40 vjet nga protesta e parë kundër ndryshimit të detyruar të emrave të turqve bullgarë nga regjimi komunist. Në këtë ditë të vitit 1984 në fshatin Mleçino të bashkisë së Ardinos mblidhen mbi 3 mijë persona - njerëzit nga fshatrat e afërta Gorno..

botuar më 24-12-24 5.05.PD

Të krishterët ortodoksë nderojnë Shën Naumin e Ohrit

Më 23 dhjetor Kisha Ortodokse Bullgare nderon Shën Naumin e Ohrit. Naumi ishte një studiues dhe shkrimtar bullgar mesjetar, i lindur rreth vitit 830. Vdiq më 23 dhjetor 910. Ai ishte me origjinë fisnike, por la gjithçka dhe ndoqi apostujt e..

botuar më 24-12-23 6.10.PD