Në mbledhjen e sotme Komisioni për Çështjet Ligjore pranë parlamentit diskutoi propozimet e partisë GERB për ndryshime në Kodin Elektoral. Deputetët përkrahën që Komisioni Qendror Zgjedhor të blejë ose të marrë me qira makina për votim.
U përkrah propozimi që shtetasit vet të vendosin se si të votojnë me makina ose me fletëvotim letre. Kjo u argumentua se një pjesë prej votuesve do të vështirësohet të shfrytëzojë makinat.
Propozimi i GERB-it që gjysma e deputetëve në Kuvendin e Madh Popullor të zgjidhen në mënyrë mazhoritare ndërsa gjysma tjetër – në mënyrë proporcionale u hodh poshtë me votat e Partisë Socialiste Bullgare, Lëvizjes për të Drejta dhe Liri dhe Patriotët e Bashkuar.
Propozimet do të diskutohen edhe në sallën plenare.
Punëtorët e uzinës ushtarake “Terem-Han Krum” në Tërgovishte dolën sërish në protestë, duke kërkuar marrjen e pagave të janarit dhe shkurtit. Ata gjithashtu duan të kuptojnë se cila është strategjia e zhvillimit të uzinës ushtarake, pasi nuk ka..
Tubat e parë për zbatimin e projektit për korridorin vertikal të gazit për transportimin e gazit nga jugu në veri tashmë janë dorëzuar në Burgas, njoftoi Ministria e Energjisë. Projekti është një iniciativë e operatorëve të transportimit të gazit..
“Stabiliteti i qeverisë varet nga arkitektët e shumicës – këta janë Borisov dhe Peevski, varet nga mirëkuptimi mes tyre, sepse ata merren me personelin e qeverisë, janë edhe njerëzit që vendosin në cilin drejtim duhet të shkojë.” Këtë koment për..
30 marsi është dita kur hapet sezoni veror për Aeroportin e Burgasit. Aeroporti ynë bregdetar do t’u ofrojë turistëve më shumë fluturime dhe..