Vallë, a punon kryeprokurori mbi informacionin e botuar në mediat spanjolle për hetimin e një skeme për pastrimin e parave në Barcelonë, për të cilën thuhet se është e lidhur kryeministri Bojko Borisov. Kjo është një nga pyetjet e drejtuara zyrës së kryeprokurorit Ivan Geshev nga grupi i monitorimit pranë Komisionit të Lirive Civile, Drejtësisë dhe Rendit të Brendshëm të KE-së. Me 29 pyetje të botuara në sajtin e Parlamentit Evropian deputetët i drejtojnë pyetje qeverisë, zëvendës kryeministrit, kryeprokurorit, zëvendësit të ministrit të drejtësisë në ç’etapë është hetimi duke marrë parasysh se kishte sinjale për këtë rast që vjet.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme..