Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Jashtme e Bullgarisë Ekaterina Zaharieva është për vizitë zyrtare në Ukrainë. Bashkë me homologun e vet Dmitro Kuleba ajo do të shqyrtojë marrëdhëniet “BE-Ukrainë” në kuadrin e “Partneritetit Lindor” dhe përkrahjen bullgare për integrimin e vendit në BE. Do të diskutohen edhe çështjet politike dhe ekonomike të cilat janë me rëndësi më të madhe për dy vendet tona, ndër të cilat janë edhe të drejtat e minoritetit bullgar.
Më 18 shtator Ministrja bullgare do të bisedojë me kryetarin e Radës Supreme Dmitro Razumkov dhe me Zëvendëskryeministrin e integrimit evropian dhe euroatlantik Olga Stefanishina. Zaharieva do ta vizitojë Odesën, ku janë parashikuar takime me guvernatorin e krahinës Maksim Kucij dhe me përfaqësues të bashkësisë bullgare.Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh zhvilloi një takim pune në Bruksel me drejtorin ekzekutiv të një prej kompanive kryesore online në botë “Booking”. Takimi u zhvillua në një forum të nivelit të lartë "Destinacioni Evropa" organizuar nga..
Droni që fluturoi mbi Aeroportin e Sofjes është një lloj ushtarak që përdoret për spiunazh dhe vëzhgim Droni misterioz që po bënte manovra të rastësishme mbi Aeroportin e Sofjes më 7 shkurt të këtij viti dhe që vonoi 6 fluturime, ishte hakuar, manipuluar..
Paraditen e së mërkurës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës në Bullgarinë..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..