Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një shëtitje në të kaluarën e kryeqytetit tregon nëse e njohim qytetin tonë

Foto: Facebook / @postapkite

Që nga kohërat antike Sofja ka qenë një qendër e kulturave,е popujve dhe е etnosevetë ndryshme, kurse shkaku më i rëndësishëm për këtë është pozicioni i saj strategjik-në udhëkryq midis Evropës Perëndimore dhe Lindjes së Afërt. Transformimi global i Sofjes fillon pas Çlirimit të Bullgarisë gjatë vitit 1878, kur qyteti  është shpallur kryeqytet, vendimi për të cilën është marrë nga Asambleja Kombëtare Kushtetuese, në bazë të propozimit të figurës publike Marin Drinov. Ideja e tij shumë shpejt fiton përkrahës  dhe mes anëtarëve të tjerë të asamblesë, me qenë se gjatë asaj kohe çdo një ka dashur që Bullgaria të zgjerohet në perëndim, kurse kryeqyteti – Sofja të jetë në qendër të saj.

Këto dhe akoma histori të tjera kureshtare nga e kaluara  e kryeqytetit të sotëm bullgar rikujtojnë njerëz të rinj, të cilët kanë zgjedhur të ndjekin gjurmët e Sofjes së panjohur, pikërisht në ditën e festës - 17 shtator. Itinerari i vizitës së tyre përfshin një pjesë të madhe nga godinat, të cilat janë simbole të kryeqytetit. Përveç për funksionin e tyre të tanishëm, njerëzit të cilët kanë zgjedhur të ndihen si turistë në qytetin e vet të lindjes, mësojnë dhe për jetën e paraardhësve të vet.

Organizatori i shëtitjes historike Petër Budinov tregoi para Radio Bullgarisë për një nga vendet emblematike të Sofjes:


Para ndërtimit të Universitetit të Sofjes, me po këtë rëndësi për qytetin në vendin e tij ka qenë ngritur i ashtuquajturi “Hani i Shqiponjave”

Kjo ka qenë një nga gjërat e para të cilat i ka parë secili, i cili ka hyrë në qytet nga ana e Urës së Shqiponjave. Hani ka qenë një qendër tërheqëse për të gjithë të cilët kanë udhëtuar nga lindja. Sot vendi nuk ka asgjë të përbashkët me pamjen e tij nga ajo kohë, kur vetëm në disa metra nga hani ka pasur një kënetë të madhe, kurse çdo një kalimtar  është munduar që t’i kaloi anash. Në disa metra nga kjo kënetë e dikurshme, sot aty është e vendosur Biblioteka Kombëtare, kurse vetë ajo  është ndërtuar mbi një varrezë”.

Një vend të posaçëm në vizitën historike rreth dy orë u është kushtuar arkitektëve evropianë, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre për zhvillimin dhe transformimin e fshatit të vogël oriental, me pak më shumë se 11 000 banorë gjatë vitit 1878, në një qytet metropolitan të lulëzuar dhe të gjallë. Mes tyre janë emrat e çekut Antonin Kolar, austriakët Fridrih Grynanger, Herman Helmer dhe Ferdinand Felner. Disa nga godinat, të projektuara prej tyre dhe sot zbukurojnë pjesët qendrore të Sofjes si dhe të qyteteve të tjera të mëdha bullgare. Gjatë viteve ndërtesat bëhen dëshmitarë të heshtur të një numri vendimesh fate përcaktuese për vendin.

“Ndoshta ndërtesa më mbresëlënëse, e cila ka ndryshuar paracaktimin dhe qëllimin e saj është Pallati Mbretëror, i cili është dukur në mënyrë krejt të ndryshme përpara dhe pas Çlirimit. Kjo është godina e cila u rezistoi të gjitha peripecive të kohësdhe me siguri po tregon përparimin, të cilin e ka arritur qyteti në zhvillimin e vet. Gjatë viteve ajo kalon që nga konaku turk, ku revolucionari i madh bullgar Vasill Levski është dënuar me vdekje, përmes pallatit të monarkëve nga Mbretëria e Tretë Bullgare, deri tek Muzeu i Artëve, siç është sot”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Facebook/@postapkite dhe BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Maria Bakallova ia jep Çmimin e Madh në festival regjisorit Kirill Serebrennikov

Filmi-drama "Limonov" fitoi çmimin e madh në "Cinelibri" në Sofje

Drama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri . Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja..

rinovuar më 24-10-27 6.29.MD

Një atraksion i ri në Burgas - Muzeu i të Pamundurës zhbën iluzionet

Pak ditë më parë në qytetin tonë të Detit të Zi Burgas u hap një hapësirë ​​ku arti, shkenca dhe magjia i japin dorë njeri tjetrit. Mysafirët e Muzeut të ri të së Pamundshmes transportohen në botët paralele për të mësuar më shumë rreth universit...

botuar më 24-10-26 3.15.MD
Universiteti i Lisbonës

Në Universitetin e Lisbonës studiohen bullgarishtja dhe pesë gjuhë të tjera sllave

Institucioni më i madh i arsimit të lartë në Portugali ka 252 000 studentë, 20 000 prej të cilëve janë nga kombësi të tjera. Në këtë konglomerat të veçantë kulturash, një vend të veçantë për më shumë se 30 vjet ka edhe kultura bullgare. Lektorati i..

botuar më 24-10-25 7.30.PD