Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Me muzikë dhe sport kundër agresionit

Foto: catchtherainbow.eu

Të provokojë vëmendjen e njerëzve të rinj dhe të publikut bullgar drejt parandalimit të agresionit - ky është qëllimi i projektit të Fondacionit “Preke Ylberin” dhe të Ministrisë së Rinisë dhe të Sportit, nisur në fillim të vitit shkollor.

Nën emërtimin “Njerëzit e rinj - e Ardhmja e Bullgarisë - në veprim”, projekti është i orientuar drejt 1000 të rinjve nga i gjithë vendi në moshë që nga 15 deri më 29 vjeç. Tema kryesore është e lidhur jo vetëm me agresionin, por dhe me pasojat prej tij, si dhe me inkurajimin drejt një sjelljeje të përgjegjshme sociale dhe një mënyrë shëndetësore të jetesës. Në kuadrin e iniciativës do të zhvillohet  një varg  me fushata informative, shfaqje sportive, një tryezë e rrumbullakët kulturore-artistike, trajnime të jashtme si dhe veprimtari të tjera.

Iniciatorët duan që të arrijnë deri tek më shumë njerëz të rinj nëpërmjet ndihmës së muzikës dhe të sportit. Kurse pjesa më atraktive nga projekti është kënga “Të bashkuar”. Krijimi muzikor interpretohet nga këngëtarja Valentina Aleksandrova. Në videon e këngës marrin pjesë fëmijë, të rinj si dhe sportistë të njohur bullgar, të cilët qëndrojnë pas kauzës.

Kënga ”Të bashkuar” del në gjuhën bullgare dhe angleze. Varianti i saj bullgar do të shpërndahet nga kanalet tona prijëse televizive si dhe nga radiostacionet, kurse versioni anglez - përmes mediave sociale si You Tube, Facebook dhe kanale të tjera në të gjithë Evropën:

Mund të shikoni videon:

Përpiloi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Ferri"

25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..

botuar më 24-11-25 6.10.PD

D2 dhe Grafa i japin jetë të re këngës "Sa e bukur je"

Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..

botuar më 24-11-22 6.55.PD

"Era"

Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..

botuar më 24-11-20 8.30.PD