Balona plot me ujë dhe fruta fluturonin drejt godinës së Kuvendit Popullor ditën e 71 të protestës antiqeveritare. Aksioni kundër Kryetares së Parlamentit Cveta Karajançeva u organizua nga nënat e fëmijëve me çrregullime nga “Sistemi na vret”. Protestuesit shprehën indinjatën e tyre edhe kundër refuzimit të kërkesës së një të riu me aftësi të kufizuara për të shkuar në tualetin e godinës publike. Prandaj njerëzit vendosnin pjata tualeti në shkallët e Kuvendit Popullor me mesazhe ndaj Cveta Karajançevës dhe kërkuan dorëheqjen e saj.
Gjithsesi, në përgjithësi protesta kaloi qetë, me projektimet e zakonshme në fasadën e ish-shtëpisë partiake, e cila tashmë përdoret si Parlament – këtë herë të kuadrove me përleshjet me policinë gjatë “Kryengritjes së Parë të Madhe Popullore” dhe me intervista të Kryeministrit dhe të Kryeprokurorit. U bllokua edhe lëvizja në bulevardin “Car Osvoboditell” (“Mbreti Çlirimtar”) tek godinat e pushtetit. Protesta mbaroi me një procesion deri në “Orllov Most” (“Ura e Shqiponjave”) dhe me një koncert të improvizuar në udhëkryqin e mbyllur.Me rastin e Ditës Botërore të Shëndetësisë - 7 prill, kryeministri Rosen Zheljazkov shprehu vlerësimin dhe respektin e thellë për mjekët dhe punonjësit e shëndetësisë në Bullgari, njoftoi BTA. "Ju jeni njerëzit që çdo ditë, me profesionalizëm dhe..
Shoqata civile "Engjëjt në rrugë" organizoi një protestë para Gjykatës në Sofje kundër aksidenteve rrugore që morën qindra jetë. Procesioni kaloi pranë Ministrisë së Drejtësisë, ku protestuesit biseduan me ministrin e drejtësisë Georgi Georgiev..
Dhurimi i organeve miratohet nga 62% e bullgarëve, 18% nuk e miratojnë dhe 20% nuk mund të gjykojnë. Këtë e tregojnë të dhënat e paraqitura në një sondazh përfaqësues kombëtar të Agjencisë “Trend” për Agjencinë Ekzekutive të Mbikëqyrjes Mjekësore..
Ditën e enjte vranësirat do të rriten dhe do të fillojnë reshje kryesisht nga shiu. Do të fryjë erë mesatare, në Rrafshinën e Danubit dhe në pjesën..
20 për qind reduktim i vdekjeve dhe 20 për qind reduktim i traumatizmit në rrugë. Këtë synim e bëri të ditur Grozdan Karaxhov pas përfundimit të..
Partia “Moral, Unitet, Nder” (MEÇ) po paraqet sot një votë mosbesimi ndaj qeverisë, njoftoi në margjinat e Kuvendit Popullor kreu i partisë..