Izolimi social gjatë këtyre muajve rriti dëshirën tonë për aventura më të shumta muzikore. Radosllav Stoimenov, i njohur me emrin artistik Rado Shou, përfshihet shkëlqyeshëm në këtë gjini tepër të gjerë. Në veprimtarinë e tij artistike ai ka mbledhur cilësitë e këngëtarit, aktorit, drejtuesit të shfaqjes, animatorit, artistit të estradës. Një simbiozë e tillë prej talenteve të ndryshme kërkon mjeshtëri të shumta, njohuri për gjinitë e ndryshme, të cilat Rado Shou i ka kultivuar gjatë viteve. Akoma si fëmijë ai merret me muzikë popullore, me operë, operetë dhe me pop muzikë, provon në sferën e imitimit, merr pjesë në programe të cirkut. Sivjet drejtuesi i shfaqjeve feston 30 vjet veprimtari artistike dhe 10 vjet si drejtues i grupit të këngëve për gra “Nasllada”/shijim/. Formacioni i dhomës bashkon gra, të dashuruara pas këngës së bukur, kurse repertori përfshin muzikë popullore, këngë qyteti /një gjini muzikore e përhapur në Bullgari në fillim të shekullit XX/, këngë kishtare. Shfaqjet e tyre të koncerteve shpesh janë të përfshira në afishet kulturore të Bashkisë së Kryeqytetit. Me kujtime dhe ëndrra prapa në vitet e kaluara Radosllav Stoimenov-Rado Shou tregon para Radio Bullgarisë:
“Me muzikë merrem akoma si fare i vogël. Më blenë një fizarmonikë të madhe. Në fillim fare nuk kisha një dëshirë shumë të madhe, por pak nga pak tek unë u hap dashuria ndaj muzikës. Fillova të marr mësime dhe në piano, këngë dhe mjeshtëri artistike. U bëra nxënës i këngëtarit të madh të operës dhe pedagog Sëbin Markov. Deri më sot, me repertorin tim me shumë gjini kam shfaqje të ndryshme në sfera të ndryshme të artit muzikor. Kam një ndjenjë të formuar të brendshme për improvizim. Kur shkoj në koncert ose kur jam një pjesë nga ndonjë program më i madh dhe shikoj se diçka duhet të ndryshohet, unë reagoj spontanisht, në mënyrë që gjërat të ngjajnë ashtu siç duhet. Botova dhe një libër të cilin e emërtova me emrin “Shouja e artistit të vogël”, i cili përshkruan ngjarje interesante dhe dëfryese nga jeta ime dhe nga veprimtaria ime. Kam kujtime të shumta. Një prej tyre është i lidhur me solisten e Teatrit Muzikor, prima e operës Zorka Dimitrova, dhe me partnerin e saj Ognemir Pavllov. Njëherë i shoqërova, kurse ata luanin kaq bukur dhe këndonin në duet, saqë unë në një moment harrova të ekzekutoj. Isha kaq i mahnitur prej tyre. Atëherë Ognemir në mënyrë tepër fine dhe elegante më nxori nga kjo gjendje.” Në programet dëfryese dhe në përgjithësi në artet skenike, është me rëndësi të respektohet masa, thotë Rado Shou dhe shton:
“Munda që në jetën time të afrohem deri tek këngëtarët dhe muzikantët e mëdhenj. Për mua është me një rëndësi të madhe të mos të kalohet kufiri. Pikërisht aty është suksesi. Përndryshe shkohet drejt kufirit tjetër dhe arrihet deri tek një gjë e tepruar dhe e shtrembëruar. Mendoj se akoma nuk e kam shfaqur deri në fund talentin tim të aktorit. Kam marrë pjesë me role të vogla në filma, por shpresoj të marrë oferta të tjera interesante. Gëzohem shumë për kontaktet me publikun. Ju uroj që të gjithë njerëzve, të cilët e pëlqejnë artin të jenë shëndosh e gjallë, të kenë suksese dhe të vazhdojmë bashkë përpara!”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Një rrugëtim i jashtëzakonshëm mes zhanreve muzikore dhe vendndodhjeve gjeografike na pret sonte më 14 nëntor. Në sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje nga ora 19:00, toni i butë i fyellit bullgar do të takohet me tingujt klasikë të..
Grupi “DEEP ZONE Project” po përgatit eventin e tij më të mirë të vitit – për herë të parë grupi po organizon “DEEP ZONE All Stars”, duke bashkuar të gjithë solistët e tij dhe bashkëpunimet gjatë viteve të kaluara. Dhe ata nuk janë të paktë në çerek..
Edicioni vjeshtor i SoFest do të tërheqë fansa të arteve të ndryshme në Sofje me ngjarje interesante dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Nga data 14 deri më 17 nëntor në Sofia Live Club i presin dy shfaqje teatrale dhe koncerte të ndryshme. Dhe këtë..
25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë,..