Në përputhje me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike Ambasada e Rusisë në Bullgari u informua nga Ministria e Jashtme Bullgare se dy diplomatë rusë të akredituar në Bullgari janë shpallur persona non grata. Diplomatët disponojnë 72 orë të braktisin Bullgarinë.
Para kësaj Ministria e Jashtme mori një letër nga prokuroria bullgare për ndërprerjen e një procesi paragjyqësor kundër dy diplomatëve rusë të cilët kanë mbledhur informacion që përbën sekret shtetëror. Që nga viti 2016 diplomatët kanë hetuar për zbulimin ushtarak rus. Ata kanë kërkuar informacion për planet për modernizimin e ushtrisë bullgare dhe për gjendjen e teknikës ushtarake. Procesi paragjyqësor kundër shtetasve rusë u ndërpre sepse ata disponojnë imunitet diplomatik, transmetoi BNR.
Vullneti i përbashkët dhe potenciali ekonomik i të dyja vendeve janë parakushte të rëndësishme për zhvillimin lart të marrëdhënieve tona, tha presidenti Rumen Radev në takimin me ambasadorin vietnamez Do Hoang Long. Në takim morën pjesë edhe..
Këmbëngulja për të kërkuar një zgjidhje ushtarake për konfliktin në Ukrainë është një propozim i humbur. Evropa duhet të mbështesë përpjekjet e SHBA për të gjetur zgjidhjen më të mirë. Këtë e bëri të ditur presidenti Rumen Radev në Konferencën..
Ukrainës duhet t'i jepen garanci të besueshme dhe të qëndrueshme sigurie si një kusht i domosdoshëm për paqen e qëndrueshme, thuhet në një qëndrim zyrtar të Ministrisë së Jashtme bullgare me rastin e 3 viteve të "luftës së plotë të paprovokuar dhe..