Bullgaria është një miku ynë i madh, tha Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, cituar nga sajti MKD. Qytetarët protestojnë para Parlamentit bullgar dhe qëllimi ynë për takim po mbetet në varësi të kushteve të krijuara. Nuk duam të shkaktojmë situata të pakëndshme, kur atje qytetarët kanë shtruar tema të tjera, tha Zaev me rastin e takimit të mundshëm me Kryeministrin Bojko Borisov.
Zaev është kategorik se si gjatë mandatit të tij të kaluar si kryeministër edhe gjatë mandatit të tij të tanishëm vizita e tij e parë jashtë shtetit do të jetë në Bullgari. Nga takimi Zaev-Borisov pritet zgjidhje e kundërshtimeve për kombësinë e revolucionarit Goce Dellçev.Gjykata Kushtetuese në Shkup hapi një procedurë për të shqyrtuar kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e protokollit nga mbledhja e dytë e Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, njoftoi agjencia Mаkfаks...
Masat fiskale godasin familjet në Rumani në sfondin e një deficiti rekord Rumania po hyn në një periudhë të vështirë ekonomike dhe komentuesit parashikojnë që kriza do të zgjasë të paktën një vit. Që nga 1 gushti i këtij viti, në vend hyrën..
Në Prokurorinë e Qytetit të Sofjes u hap një hetim para-gjyqësor në lidhje me vdekjen e kapitenit Marin Marinov, njofton BTA, duke iu referuar organit të akuzës shtetërore. Hetimi u hap më 19 maj pas një sinjali nga avokati Minço Spasov dhe ka të bëjë..