Në orën 10 fiks në stadiumin e kryeqytetit ultra maratonisti Krasimir Georgiev nisi për të realizuar sfidën e radhës ndaj vetes. Kësaj here ai do të tërheqë një xhip me peshë 2300 kilogram në vazhdim të 27 orëve. Kjo sfidë është në emër të një kauze mirëbërëse – mbledhjes së mjeteve në ndihmë të shëndetit psikik.
Gjatë kohës së tërheqjes Georgievi do të pushojë në çdo 400 metra. Finali parashikohet të jetë mëngjesin e ditës së diele.
Hyrja është e lirë dhe mjetet për bamirësinë do të mblidhen në kuti speciale.
Mbi 500 pjesëmarrës në "Maratonën e Sofjes Ekiden" u nisën në një garë përgjatë rrugëve dhe kryqëzimeve kryesore në qendër të kryeqytetit midis Stadiumit Kombëtar “Vasill Levski” dhe Pallatit Kombëtar të Kulturës. Vrapimi mbahet për të dhjetën vit..
Tenisti më i mirë i Bullgarisë, Grigor Dimitrov, u kualifikua në çerekfinalen e US Open, pasi mundi rusin Andrej Rjublev. Në ndeshje që zgjati tre orë e 40 minuta, Dimitrov fitoi 3:2 sete - 6:3, 7:6 (3), 1:6, 3:6, 6:3 dhe barazoi bilancin e..
Paraolimpisti Ruzhdi Ruzhdi fitoi titullin e dytë olimpik në karrierën e tij. Atleti bullgar fitoi një medalje të artë në gjuajtjen e gjyles (kategoria F55) në Lojërat Paraolimpike në Paris. Paraqitja e shkëlqyeshme dhe 12.40 metrat e arritur..