Borxhi i Jashtëm Bruto i Bullgarisë në fund të korrikut të vitit 2020 është 35 miliardë e 611 milionë euro. Kjo është 62.7% e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) të vendit, njoftoi Banka Popullore Bullgare.
Në krahasim me vitin e kaluar borxhi rritet me 581,1 mln euro. Borxhet afatgjata janë 27 miliardë e 744 milionë euro, ose 78% e tërë borxhit të jashtëm bruto.
Borxhi bruto i sektorit të administrimit shtetëror është 5 miliardë e 681 milionë euro, ose 10% prej PBB-së së vendit. Në krahasim me korrikun e vitit 2019 ai rritet me 4.7%, ose me 254 milionë euro, saktësoi Banka Popullore Bullgare.Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..
Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..
Përshpejtim të inflacionit në 1.1% në tetor krahasuar me një muaj më parë, regjistroi Instituti Kombëtar i Statistikave. Në bazë vjetore, indeksi është 1.8 për qind. Në tetor, çmimet e mallrave dhe shërbimeve për argëtim dhe kulturë janë rritur me 8,6%, për..