Borxhi i Jashtëm Bruto i Bullgarisë në fund të korrikut të vitit 2020 është 35 miliardë e 611 milionë euro. Kjo është 62.7% e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) të vendit, njoftoi Banka Popullore Bullgare.
Në krahasim me vitin e kaluar borxhi rritet me 581,1 mln euro. Borxhet afatgjata janë 27 miliardë e 744 milionë euro, ose 78% e tërë borxhit të jashtëm bruto.
Borxhi bruto i sektorit të administrimit shtetëror është 5 miliardë e 681 milionë euro, ose 10% prej PBB-së së vendit. Në krahasim me korrikun e vitit 2019 ai rritet me 4.7%, ose me 254 milionë euro, saktësoi Banka Popullore Bullgare.Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..
Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..
Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..