“Sulmi i protestuesve kundër Lëvizjes për të Drejta dhe Liritë (DPS) /partia e tirqve etnikë dhe myslimanëve të tjerë në Bullgari/ tregon mungesën e perspektivës, mungesën e vizionit të qartë dhe të ideve nga ana e organizatorëve të protestës”. Këtë e bëri të ditur kryetari i partisë Mustafa Karadajë me rastin e ditës së 78 të protestës, kur protestuesit godisnin me vezë centralin e DPS-së, transmetoi BTV.
Karadajë rikujtoi se shpeshherë forca të veçanta politike përpiqen të vijnë në pushtet duke përdorur retorikë kundër DPS-së. Ai nënvizoi shprehimisht se tashmë 4 vjet partia e tij këmbëngul për dorëheqjen e qeverisë.
DPS bëri thirrje për protestë paqësore dhe dialog për daljen nga kriza politike.Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..