Tregtia me pakicë dhe teknologjitë janë sektorët e përfaqësuar më fort mes kompanive-finaliste në konkursin “Menaxher i vitit” 2020. Numri i atyre të cilët kishin deklaruar pjesëmarrje në konkursin prestigjioz qe 40, ku deri në final arritën 10 përfaqësues të 5 kompanive bullgare dhe 5 kompanive të huaja. Janë vlerësuar në bazë të treguesve financiar, të arritur nga kompanitë e tyre, mbi praktikat e menaxhimit, mbi mjeshtëritë dhe aftësitë e tyre personale dhe udhëheqëse. Të ardhurat e finalistëve për vitin e kaluar janë në përmasë të 3,4 miliardë levash.
Dhe pavarësisht se fituesi në konkurs do të shpallet për arritjet e kompanisë së tij përpara krizës, një juri e specializuar do të drejtojë pyetje dhe për ndikimin e pandemisë mbi biznesin dhe se cilat janë zgjidhjet e punës për të minimizuar dëmet prej saj.
Pasoja e parë e madhe nga pandemia për vitin 2021 do të jetë ristrukturimi i plotë i vargjeve furnizuese ose i nën-pjesëve individuale të tyre. Mendoj se në këtë drejtim Bullgaria ka shanse të reja, mjaft që të mund të krijojë një fushe dhe klimë të përshtatshme, që të mund të ndodhin këto gjëra - prognozon Milena Dragjiska - drejtoreshë e përgjithshme ekzekutive e një kompanie në sektorin e tregtisë.
Kujdes dhe maturi në konsum. Nga njëra anë duhet të jemi gati për një konkurrencë me ndjeshmërinë e çmimeve, por dhe me faktin se fokusi i konsumit do t'u drejtohet produkteve bazë, duke kërkuar atë mbivlerë nga koha e prosperitetit nga periudha përpara Covid-19.
Biznes-mësimi nga pandemia është se ajo u kthye në mjedisin më të mirë ku njeriu mund të ushtrojë dhe të zhvillojë mjeshtëritë e veta për punë në krizë, dhe për reagim në rrethana të paparashikuara - theksoi drejtuesja e një kompanie sigurimesh Svetlla Nestorova përpara Radios Kombëtare Bullgare.
Momenti i një “pauze” globale ekonomike, e lejoi një pjesë të madhe nga menaxherëve të rimendojnë vendimet e veta, të marra për bizneset e tyre deri tani dhe të llogarisin mirë hapin e vet tjetër përpara. Pozicioni, të cilin një kompani e caktuar e ka në treg si dhe respekti mes konkurrentëve të saj, arrihet me një punë më të madhe, të cilën e ke kryer, që të mund të arrish rezultatet e veta të çastit dhe kontaktet, sesa me marrjen e një çmimi të caktuar, tha Svetlla Nestorova, e cila është mbajtësja e vjetshme e çmimit “menaxher i vitit”. Qëllimi i konkursit është të dallojë liderët më të mirë të kompanive, t'i frymëzojë që të gjithë të tjerët dhe të krijojë një konkurrencë, në mënyrë që biznes mjedisi të përmirësohet, gjë e cila është e dobishme për ekonominë bullgare.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: manager.bg
1454 leva (738 euro) në muaj i nevojiten një personi që punon për të mbajtur veten dhe për të jetuar sipas standardeve bullgare. Për një familje prej tre anëtarësh me dy të rritur dhe një fëmijë, shuma është 2616 leva (1329 euro), sipas Institutit për..
Pas zgjedhjeve të 27 tetorit, deri në fund të muajit, qeveria e përkohshme duhet të paraqesë në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 2025. Sipas disa analistëve ekonomikë në vendin tonë, gjendja e planit buxhetor të shtetit për vitin 2024 ka qenë më e keqja..
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..