Përveç raporteve për sundimin e ligjit do të vazhdojë edhe monitorimi mbi Bullgari në kuadrin e mekanizmit për monitorim dhe bashkëpunim dhe “kjo do të prishë imazhin e vendit tonë në një situatë mjaftë të ndërlikuar në Bashkimin Evropian”. Këtë e deklaroi në eterin e BNR-së Nënpresidentja Ilijana Jotova me rastin e raportit të pritur të KE-së për Bullgarinë.
“Kam informacion se po përgatitet një rezolutë e posaçme për Bullgarinë. Rezoluta e veçantë për një shtet është diçka shumë e rrallë. Institucionet evropiane nuk kanë dëshirë të përzihen në proceset e brendshme, sidomos në ato politike”, nënvizoi Jotova.
Sa i përket situatës në vend Nënpresidentja vuri në dukje se që të dalim nga kriza, ka nevojë për stabilitet politik, autoritet ndërkombëtar, përkrahje shoqërore.Një tjetër zgjedhje e parakohshme është tashmë pas nesh, por përtej pjesëmarrjes paksa të rritur të votuesve, krahasuar me votat e qershorit të këtij viti, është ende e vështirë të parashikohen konfigurimet politike që do t'i japin një shans formimit..
Partia MEÇ, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare, do të jetë lojtari i ri në parlament. Shkurtesa MEÇ vjen nga fjalët bullgare moral, edinstvo, çest (morali, uniteti, nderi). Partia u themelua në tetor 2023 nga avokati,..
“Fitorja e GERB-SDS është e sigurt. Dhe ne kemi marrë një angazhim për të formuar një qeveri”. Kështu u shpreh në një konferencë kreu i GERB-it, Bojko Borisov. Sipas tij, pas rritjes së aktivitetit të votuesve mund të flitet për përfaqësim në..