Përveç raporteve për sundimin e ligjit do të vazhdojë edhe monitorimi mbi Bullgari në kuadrin e mekanizmit për monitorim dhe bashkëpunim dhe “kjo do të prishë imazhin e vendit tonë në një situatë mjaftë të ndërlikuar në Bashkimin Evropian”. Këtë e deklaroi në eterin e BNR-së Nënpresidentja Ilijana Jotova me rastin e raportit të pritur të KE-së për Bullgarinë.
“Kam informacion se po përgatitet një rezolutë e posaçme për Bullgarinë. Rezoluta e veçantë për një shtet është diçka shumë e rrallë. Institucionet evropiane nuk kanë dëshirë të përzihen në proceset e brendshme, sidomos në ato politike”, nënvizoi Jotova.
Sa i përket situatës në vend Nënpresidentja vuri në dukje se që të dalim nga kriza, ka nevojë për stabilitet politik, autoritet ndërkombëtar, përkrahje shoqërore.Sipas të dhënave nga exit poll-et e të gjitha agjencive sociologjike, GERB-SDS me lider Bojko Borisov është padyshim forca e parë politike. Vitet e fundit partia është përmbajtur nga komentet para shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ...
Në prag të zgjedhjeve të gjashta të parakohshme parlamentare në më pak se tre vjet, vërehet lodhja e qytetarëve bullgarë nga pashpresa menaxheriale. Një gjë e tillë duket se ekziston edhe në fushën politike – dëshmi është fushata tejet letargjike..
Abdullah Öcalan propozoi bisedime paqeje me PKK nga burgu Lideri i Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), Abdullah Öcalan, i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm, u vizitua nga një i afërm i tij për herë të parë..
Ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, u dëgjua nga Komisioni për Punët e Jashtme i Parlamentit Evropian. Ai tha se disa nga..