Në detin afër Burgasit u zbulua një pjesë prej thesarit më të madh prej qelqi të zhytur në pjesën bullgare të Detit të Zi, transmetoi BTA. Ndër zbulimet në fundin detar në gjirin “Çengene Skele” afër kepit Çiroza ka dhjetëra pjesëza prej enësh prej qelqi me cilësi të jashtëzakonshme. Më shumë janë gotët e verës.
Arkeologët supozojnë se ato janë prodhuar në shekullin e 17, ndoshta në Itali. Sipas hipotezës së punës thesari prej qelqi ka udhëtuar me një anije, e cila është ndeshur me një shkëmb nënujor dhe është zhytur. Studiuesit mendojnë se në qoftë se studimet nën ujë po vazhdojnë mund të lokalizohet dhe vetë anija, me akoma mallra. Dihet se që prej vitesh palombarët kanë zbuluar në këtë rajon artefakte të ndryshme.
Studimet janë bërë me përkrahjen e Bashkisë së Burgasit.Gjetjet nga gërmimet arkeologjike të tumës Kozareva u bënë një sensacion i vërtetë në vitin 2014, kur u prezantuan për herë të parë para publikut të gjerë. Ndër eksponatet e shkëlqyera dallohen amuletat e bëra nga kafka njerëzore, enë balte dhe vegla..
Koka e statujës së perëndeshës së Filipopollit Tjuhe u zbulua në Bazilikën Episkopale në Plovdiv, njoftoi kreu i gërmimeve Ljubomir Merxhanov. Sipas tij, ky është një gjetje jashtëzakonisht e rrallë. Koka ndodhej pranë foltores së tempullit dhe..
Revolucionari i madh Ljuben Karavellov (1834-1879), shkrimtar dhe publicist i Rilindjes sonë, ka lënë një gjurmë të thellë në letërsinë bullgare si prozator, poet, fejtonist, kritik i letërsisë. Ljuben Karavelllovi ishte dhe udhëheqës i Lëvizjes Çlirimtare..