Me 35 vota “pro”, 30 “kundër” dhe 1 “të abstenuar” Komisioni për Liritë Civile dhe Drejtësinë në Parlamentin Evropian miratoi projekt-rezolutën për Bullgarinë. Këmbëngulet që Komisioni Evropian ta vazhdojë monitorimin mbi reformën gjyqësore dhe luftimin e korrupsionit në Bullgari. Nënvizohet nevoja që qeveria të garantojë një kontroll më të rreptë mbi harxhimin e mjeteve evropiane dhe t’u përgjigjet menjëherë shqetësimeve se mjetet e tatimpaguesve përdoren për rritjen e pasurisë së njerëzve që kanë të bëjnë me persona që janë në pushtet, transmetoi BNR.
Para BNR-së eurodeputetja nga Aleanca Progresive e Socialistëve dhe Demokratëve Elena Jonçeva tha se kjo nuk është rezolutë kundër Bullgarisë, por është në përkrahje të shtetasve bullgarë dhe të dëshirës së tyre për të jetuar në një shtet pa korrupsion dhe me një sistem të pavarur gjyqësor.
Pritet që rezoluta të shqyrtohet nga Parlamenti Evropian.
Gjatë mbrëmjes së 85-të të protestave antiqeveritare në Sofje një prej liderëve Arman Babikjan lexoi një pjesë prej rezolutës dhe nënvizoi se Brukseli i ka dëgjuar mirë qytetarët nga sheshi.Gjatë konferencës së parë kombëtare kushtuar turizmit të pelegrinazhit në Bullgari, me pjesëmarrjen e Ministrit të Turizmit Mirosllav Borshosh dhe Mitropolitit të Evropës Perëndimore dhe Qendrore Anthoni, përfaqësuesve të klerit dhe sektorit të..
Edhe një herë, mjekë të rinj, praktikantë dhe studentë të mjekësisë do të marrin pjesë në një protestë kombëtare "E ardhmja në Bullgari". Ata kërkojnë kushte më të mira pune, rritje të pagave, kushte motivuese për trajnime pasuniversitare dhe një..
Gjatë natës moti në të gjithë vendin do të jetë i kthjellët. Në rajonet lindore do të fryjë erë e lehtë nga lindje-juglindja. Të premten vendi do të mbetet nën ndikimin e një mase të nxehtë ajri. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet..
Gjatë natës moti në të gjithë vendin do të jetë i kthjellët. Në rajonet lindore do të fryjë erë e lehtë nga lindje-juglindja. Të premten vendi..
Një zjarr i madh me një front prej rreth 10 km pyjesh po digjet në pjesën lindore të Karnobatit, rajoni i Burgasit, njoftoi kryetari i bashkisë Georgi..
Natën do të jetë e kthjellët dhe pothuajse e qetë. Të enjten do të jetë përsëri me diell dhe vapë. Do të fryjë erë e lehtë nga..