Rastet e reja të Covid-19 në Bullgari gjatë 24 orëve të fundit janë gjithsej 263 pas 4 843 PCR testeve, tregojnë të dhënat e Portalit Unik Informativ. Më shumë raste të të infektuarve janë zbuluar në Sofje – 54, në Varna – 32, në Bllagoevgrad – 24 dhe në Plovdiv. – 22
Nga gjithsej 21 096 raste të ripohuara të koronavirusit që nga fillimi i pandemisë 5 477 janë aktive. Të hospitalizuarit janë 857, ndërsa 47 janë në reparte intensive. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 153 pacientë. Bashkë me ta numri i përgjithshëm i të shëruarve është 14 787.
Gjatë harkut të shënuar kohor kanë vdekur 7 veta me Covid-19 dhe bashkë me ta numri i përgjithshëm i të vdekurve që nga fillimi i pandemisë shkoi në 832.Kryetarja e Parlamentit Natalija Kisellova refuzoi të dorëzojë për votim në sallën plenare projektin e Marrëveshjes 10-vjeçare të Bashkëpunimit në fushën e sigurisë me Ukrainën. Ajo argumentoi refuzimin me faktin se kjo është një marrëveshje që është në..
Grupi parlamentar "DPS - Fillimi i Ri" dorëzoi në parlament një projektvendim për nënshkrimin e marrëveshjes në fushën e sigurisë midis Bullgarisë dhe Ukrainës. Me të i jepet mandat kryeministrit në detyrë Dimitër Gllavçev që ta nënshkruajë dokumentin..
GERB nuk do të mbështesë në asnjë pjesë buxhetin për vitin 2025. Këtë e deklaroi para gazetarëve në margjinat e parlamentit lideri i GERB-it, Bojko Borisov. Ai theksoi se ligji që detyron Ministrinë e Financave të përcaktojë një deficit prej 3% duhet..
Këshilli i kryetarëve të grupit “Rinovo Evropën” në Parlamentin Evropian njëzëri vendosi të rekomandojë ndërprerjen e anëtarësimit të grupit “Lëvizja..
Ndërtimi i një ure të re të Danubit pranë Ruses mund të fillojë në vitin 2026, pasi për ndërtimin e saj janë siguruar fonde evropiane me vlerë 2.5 miliardë..
DPS largohet nga ALDE. Në një pozitë për mediat, kryetari i partisë, Deljan Peevski, bëri të ditur se i dërgoi një letër Aleancës, në të cilën njofton..