Fëmijë nga Taraklia e Moldavisë u dalluan nga Agjencia për Bullgarët Jashtë Shtetit. Në edicionin e 11 të konkursit për fëmijë dhe adoleshentë të agjencisë për këndim “Ljubka Rondova” morën pjesë 72 interpretime të 39 pjesëmarrësve individualë dhe 9 grupeve vokale.
Pjesëmarrësit e moshës nga 6 deri në 18 vjeç mbërritën nga Britania e Madhe, Gjermania, Spanja, Qiproja, Moldavia, SHBA-ja, Ukraina, Hungaria dhe Franca.
Në kategorinë “interpretues individual” Çmimin e Madh për këngë estrade e fitoi nxënësja nga gjimnazi i qytetit Taraklia Ksenia Todorova me këngën “Trëndafili Bullgar”. Çmimin e posaçëm të shkollës bullgare në degën “Grupe të muzikës së dhomës” u fitua nga Shkolla Rajonale për Arte në qytetin Taraklia, transmetoi BTA.Këngëtarja e re, por tashmë e afirmuar, ALMA e pret vjeshtën me publikimin e këngës së saj të parë solo në gjuhën bullgare – “Më thuaj që është ëndërr”. Autorë të muzikës janë vetë ALMA dhe Vasill Ivanov – Dexter. Për krijimin e tekstit, i cili trajton..
“Mary Boys Band “- grupi që këndoi ndërrimin e verës me vjeshtën - po përgatit një seri koncertesh dhe po prezanton një këngë të re, "Djali im". Të enjten, më 25 shtator, në studion e koncerteve të Radio Varnës në orën 19:00, Maria..
Gjithmonë e angazhuar me projekte të shumta, Nina Nikolina e pret vjeshtën me disa ngjarje të rëndësishme: një këngë të re, një album dhe një koncert-premierë për prezantimin e albumit. Këngëtarja shënon rikthimin e saj në muzikën pop me albumin e ri..