3 ngjarje, kushtuar lojës me topa metalike-petank, për herë të radhës mbledhin gjatë ditëve të pushimit adhurues dhe lojtarë të pasionuar. Dy të parat janë në Sofje - një turnir miqësor qe u mbajt më 3 tetor dhe kualifikime për Kampionatin Evropian për veteranë më 4 tetor, kurse e treta - inaugurimi i një fushe të re për petank në qytetin Samokov më 4 tetor.
Në Bullgari loja është e njohur prej 20 vjetëve. Gjatë vitit 2015 vendpushimi ynë detar Allbena për herë të parë u bë mikpritës i Kampionatit Evropian për meshkuj në petank, në të cilin morën pjesë 34 vende. Sporti specifik tërheq përkrahës mes të gjitha moshave dhe është një mjet shumë i mirë për çlodhjen e njerëzve me profesione të ndryshme.
Mes adhuruesve bullgarë të tij, të cilët mund t’i gjeni nëpër rrugicat e vogla pas Bibliotekës Kombëtare në Sofje, do të takoni dhe pedagogë universitarë, sportistë, muzikantë, gazetarë, inxhinierë, arkitektë, të cilët dëfrejnë me të vërtetë dhe pasionohen pas lojës.
Duke filluar nga sot, 22 shtator, qyteti ynë detar Burgas pret festivalin e parë evropian të gjimnastikës për personat mbi 50 vjeç /Golden Age Gym Festival 2024/ për vendin tonë. Më shumë se 1400 përfaqësues nga 19 vende nga Evropa dhe Japonia po..
Tenisti më i mirë bullgar, Grigor Dimitrov, mposhti kampionin olimpik nga Lojërat Paris 2024, Novak Gjokoviq, në një ndeshje bamirësie në Sofje të organizuar nga Fondacioni “Grigor Dimitrov”. Ndeshja përfundoi me rezultat 6:4, 2:6, 10:6 për..
Tenisti ynë më i mirë, Grigor Dimitrov, dhe ish-numri 1 i botës për meshkuj, Novak Gjokoviq, do të përballen në një ndeshje bamirësie. Biletat për ndeshjen, e cila nis në orën 20:00 në sallën Arena Sofia në kryeqytet, janë shitur brenda pak..