Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Turizmit Marijana Nikollova u angazhua për të promovuar zanatin e përpunimit të qilimave bullgarë si pjesë e programeve për turnetë kulturore-historike në vend. Ajo e tha këtë gjatë vizitës së saj në punishten për qilima të punuar me dorë në fshatin Kostadinovo të rrethit të Pazarxhikut, transmetoi BTA.
Ndër klientët e firmës bullgare, përveç familjes mbretërore britanike dhe familjeve të tjera mbretërore në Evropë, janë edhe shumë prej muzeve të njohur në botë.
Në mbi 200 pallate në Britaninë e Madhe ka qilima nga Kostadinovo. Dhoma e kajzerit në muzeun e Vjenës “Albertina” gjithashtu disponon një qilim prej leshi nga Kostadinovo.
Sipas Nikollovës qilimat unikalë bullgarë mund të bëhen pjesë e trashëgimisë kulturore të Evropës.Temat lidhur me burimet e rinovueshme dhe fatkeqësitë natyrore mblodhën së bashku nxënës nga shkolla bullgare e së dielës "Asen dhe Ilija Pejkovi" në Romë, Gjimnazi i Parë i Gjuhës Angleze në Sofje dhe shkolla e mesme Greve pranë Kopenhagës. Projekti..
Ndërsa dimri e ngrin natyrën jashtë, të fshehura në strehëzat e tyre, të mbrojtura nga i ftohti dhe kërcënimet jashtë, breshkat flenë gjumin e tyre dimëror. Por çfarë ndodh me to gjatë kësaj periudhe? Ku ndihen më të sigurta dhe kur duhet të presim që..
Nuk ka statistika të sakta për numrin e bullgarëve në Izrael. Vlerësohet se hebrenjtë bullgarë të shpërngulur nga vendi ynë janë rreth 50 000. Pavarësisht nga numri i tyre, si në vende të tjera të botës, disa nga bashkatdhetarët tanë janë jashtëzakonisht të..
Festivali i Kukerave "Pesponedellnik", i cili zhvillohet në Shiroka Llëka të dielën e parë të marsit, shënon fundin e dimrit dhe fillimin e pranverës. Më..
Pas Të Dielës së të Lidhurit të Djathit më 3 Mars, fillon Kreshma e Madhe, e cila paraprin Ngjalljen e Krishtit. Që nga kjo ditë të krishterët..