Të mund të ruash një biznes 70 vjeçar familjar në degën ushqimore është një arritje e vërtetë. Synimi drejt fitimit, për llogari të cilësisë, jo njëherë ka dështuar madje sipërmarrësit më të suksesshëm. Të mësuar me shijen e një ushqimi të caktuar, klientët shumë shpejt largohen nga prodhuesit e tij, kur ndiejnë një ndryshim në përbërjen e produkteve të përfshira në të. Prandaj për familjen Levi, emigrantë izraelitë nga Bullgaria, sekreti i suksesit fshihet në respektimin e traditave. Dhe klientët u mbeten besnikë, kalojnë kilometra të tëra vetëm për shijen e dashur.
Dhe sot malebija e Josi Levisë është po e njëjta si dhe e stërgjyshërve të tij.Punishtja tanimë ka 70 vjet që nuk është larguar nga “çarshia bullgare” në Jafa – Zhderod Erushalajm. Krijimi i tyre është i njohur si “Rolls Royce-i i malebisë” në Izrael. Kjo ëmbëlsirë vetëm në pamje të parë duket e zakonshme, por që të mund ta bësh kërkohet një mjeshtëri .
“Në fillim fare e kanë përgatitur në shtëpi - tregon Josi. Unë nuk kam qenë akoma i lindur. Kanë shpërndarë malebinë e gatshme dhe sytliaçin me një biçikletë me tre rrota. Kanë blerë akull me kile dhe në legena të mëdhenj, midis akullit kanë vendosur mallin. Unë qesh nxënës, kur na lejuan të ndërtojmë një kabinë të vogël për malebi në oborrin e spitalit Dëdëni. Puna atje nuk pushonte as ditën as natën.”
Për shumicën e klientëve - të vijnë dhe të blejnë malebi ose nga ëmbëlsirat e tjera është çështje e një riti familjar.
“Unë njoh katër breza nga klientët tanë. Ata vinin dhe përpara dhe pas ndeshjeve të “Makabi Jafa”, përpara dhe pas koncerteve, sepse Jafa qe një qendër e jetës kulturore të bullgarëve në Izrael dhe kishte institutet dhe yjet e vet kulturor.
Tanimë nuk i ka ... Dihej se në mëngjes – në rrugë për në punë ose në kthim, gjithmonë mund të hanin nga një malebi”.
Babai i Josit ka vdekur nga kanceri në moshën 60 vjeçe. Ai ka dashur që të mund ta mësojë djalin e tij, sepse ai ka qenë një nxënës shumë i fortë me një të ardhme mjaft premtuese, por fati vendos gjë fare tjetër:
“Shkova në dyqan për ta zëvendësuar për pak kohë, dhe kjo u bë - për tërë jetën. Pas kësaj një dyqan i vogël, në afërsi me kabinën tonë falimentoi dhe pronarja na e shiti. Ne e transferuam aty punishten dhe vendin e shitjes, por filloi ndërtimi i metrosë. Nuk kishte klientë të shumtë dhe unë ia lash dyqanin vajzës time. Ndërkaq, morëm me qira një dhomë në afërsi me stadiumin Blumfild dhe biznesi ynë filloi të lulëzojë. Për shkak të pandemisë na detyruan të mos të punojmë midis orës 10 të natës deri më 6 të mëngjesit. Pavarësisht nga kufizimet, vijnë nga i gjithë vendi”.
Sekreti i suksesit vjen nga produktet natyrale, pa konservante. “Në restorantet mbi malebi vendosin kokos ose kikirikë, por kjo bëhet që të mos të ndihet era e konservanteve - shënon Josi dhe shton. Ne nuk kemi nevojë për shtesa. Nuk kemi se çfarë të fshehim. Përdorim nisheste, qumësht, shurup të kuq dhe ujë trëndafili. Kemi dhe variant pa qumësht”.
“Çmimet e produkteve të mira rriten vazhdimisht, por tek ne janë relativisht të pranueshme - vë në dukje Josi. Për popullaritetin tonë kontribuojnë dhe klientët tanë të rregullt midis yjeve në sport dhe të muzikës pop. Vijnë dhe fansa të tyre, sepse këtu mund të bëjnë selfie me ta. Por, mbi të gjitha vijnë për malebinë, që mjerisht tanimë mungon në Bullgari”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Pixabay, arkiv
Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën..