Me votat e socialistëve, liberalëve dhe të gjelbërve nuk u përkrahën kërkesat që në pjesën për korrupsion në etazhet e larta të pushtetit ndaj kryeministrit të shtohet edhe presidenti, të përfshihen tekste për lidhje midis dikastereve të huaja të hetimit dhe këshilltarëve të presidentit, si dhe të mirëpritet vendimi i qeverisë bullgare të dëbojë diplomatë për të cilët thuhet se bënin spiunim ushtarak dhe mblidheshin informacion i cili përbën sekret shtetëror për t’i dhënë shtetit të tretë.
U hoq edhe teksti i propozuar për neutralitetin politik të presidentit dhe për këtë se ai shfrytëzon protestat në vazhdim si platformë për pozitën e vet.
Eurodeputetët nuk përkrahën idenë për heqjen e monitorimit të Bullgarisë në kuadrin e Mekanizmit për Bashkëpunim dhe Kontrollim.
U miratuan tekste në të cilët këmbëngulet që autoritetet të hetojnë tri banka për larjen e parave dhe për financimin e veprimtarisë kriminale dhe terrorizmit, si dhe ndërhyrja e shteteve të treta në mjedisin mediatik me qëllim dezinformacion kundër BE-së. Rezultatet e votimit të tërë dokumentit do të shpallen pas orës 17.00 orë bullgare.Rruga drejt prosperitetit ekonomik të romëve kalon përmes legjitimimit kulturor, tha me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve - 8 Prill, Ognjan Isaev, drejtor i programit “Mundësitë dhe Arritjet Arsimore” të Fondacionit “Trust i Alternativës..
Ministria e Drejtësisë publikoi për diskutim publik një paketë ndryshimesh legjislative për të luftuar vonesat në rastet e aksidenteve të rënda trafiku. Masat janë rezultat i përkushtimit të ministrit Georgi Georgiev ndaj prindërve, fëmijët e të..
Kryeministri Rosen Zheljazkov thirr sot një takim lidhur me sigurinë rrugore dhe luftën kundër aksidenteve nëpër rrugët e vendit. Në të do të marrin pjesë ministra, përfaqësues të departamenteve përkatëse dhe të sektorit joqeveritar. Do të diskutohen..
Ditën e enjte vranësirat do të rriten dhe do të fillojnë reshje kryesisht nga shiu. Do të fryjë erë mesatare, në Rrafshinën e Danubit dhe në pjesën..
Kriza e kuadrove në sektorin turistik ka arritur nivele kritike, dhe sipas të dhënave të ndryshme deri në 70% të objekteve turistike punojnë me staf të..
20 për qind reduktim i vdekjeve dhe 20 për qind reduktim i traumatizmit në rrugë. Këtë synim e bëri të ditur Grozdan Karaxhov pas përfundimit të..