Çdo vjeshtë qyteti bullgar Sevlievo në Bullgarinë Qendrore Veriore është mikpritës i një festivali mjaft interesant - Festa e Kungullit, e cila mbledh mijëra banues dhe miq në qendër të qytetit. Sivjet ngjarja është më 10 tetor dhe përkon me panairin tradicional të vjeshtës.
Karving në të hapur /një art i lashtë për t’i dhënë ushqimit një pamje të larmishme dhe tërheqëse/, një ekspozitë kulinare, koncerte, konkurs për kungull më të madh – këto janë vetëm një pjesë nga dëfrimet, në të cilat do të mund të përfshihen pjesëmarrësit dhe miqtë e festës. “Festa e Kungullit” në sheshin “Svoboda” me pjesëmarrjen e grupeve vendase dhe të miqve do të nxisë humorin e mirë. Si garniturë aromën e vjeshtës do të sjellë ekspozita tradicionale kulinare, e cila përcakton gatimet më të mira kulinare për stinën.
Një dragua që nxjerr zjarr do t’i presë vizitorët e Muzeut të parë të hekurit të hekurosjes në Ballkan, i cili hapet më 21 nëntor në Plovdiv. Nga goja e tij do të rrjedhin fjalë inkurajimi – që njerëzit, me sy të etur për dije të reja, të zhyten në..
Në prag të Ditës së Familjes së Krishterë (21 nëntor), dhjetëra çifte nga Dimitrovgrad rinovuan betimet e tyre martesore pasi kaluan më shumë se gjysmë shekulli së bashku. Një total prej 55 çiftesh, të martuar nga 50 vjete ose më shumë, morën..
Prej 15 vitesh Stela Nedkova jeton në Bruksel. Pasi përfundoi arsimimin e saj në Bullgari, ajo vendosi të vërë veten në provë në një realitet tjetër, për të kontrolluar nëse mund t’ia dalë vetë me sfidat e jetës, pa ndihmën e prindërve. Stela ishte..