Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nëpër gjurmët dhe sekretet e vendeve të shenjta trake në Rodopet

Foto: Marija Markova

Dhjetëra vende të shenjta që nga agimi i njerëzimit janë të shpërndara nëpër skajet më të largëta të Rodopeve. Por, për to dihet shumë pak. Shkaku - ato heshtin mes shkëmbinjve dhe shkurreve, larg nga itineraret turistike dhe kureshtja njerëzore, kurse një pjesë jo e vogël prej tyre madje akoma nuk është studiuar nga arkeologët. Por, banuesit vendas i njohin shumë mirë këto struktura mijëvjeçare dhe i këndojnë dhe popullarizojnë në folklorin e vet dhe në legjendat.  Kështu ka lindur iniciativa për popullarizimin e vendeve të shenjta sekrete trake në rajonin e qytetit Velingrad.

Ideja është e dy të rinjve nga qyteti Velingrad - motër e vëlla. Marija dhe Petër  nuk janë historianë për nga profesioni, por entuziazmi i tyre dhe kureshtja i shpien deri tek vendet më të paarritshme të malit, ku ndeshen mbi gjetje unikale. “Filluam të kërkojmë një informacion për këto objekte nga banuesit vendas, u konsultuam  me arkeologë dhe arritëm deri tek konkluzioni se, kjo pasuri nuk duhet të mbetet e fshehtë nga bota tjetër!” - thotë Maria Markova.

Sipas saj në rajonin e Velingradit ka 68 struktura të lashta. Pjesa më e madhe prej tyre janë të panjohura për shkencën.

“Këto janë kryesisht vende të shenjta shkëmbore trake. Flasim për një periudhë që përpara 3500-4000 vjetëve.Në to ka gropa rituale të ruajtura,sharapanë, dolmenë, shpella-mitra - tregon Marija. Hasim mure karakteristike për këtë periudhë, si dhe një sasi të madhe prej qeramike. E gjithë kjo është vepër e dorës së njeriut që përpara mijëra vjetëve. Gjatë muajit të fundit vetë ne fare rastësisht u ndeshëm me 3 struktura të pastudiuara.

Më kureshtari prej tyre është një sarkofag. Mbi të ka disa shenja të gdhendura. Shkenca zyrtare pohon se trakët nuk kanë pasur shkrim, por pavarësisht nga kjo gjithnjë e më shumë gjejmë artefakte, mbi të cilat dallohen shenja të panjohura. Mjerisht sarkofagu është i thyer-mbase nga thesarvjedhësit. Në fakt pjesa më e madhe e objekteve në rajon janë të gërmuar prej tyre, por mjerisht nuk janë studiuar nga arkeologët. Një shembull tjetër - u ndeshëm me disa vaska rituale të gjata 2 metra dhe të gjera 1 metër e gjysmë . Asnjë nuk e di se për çfarë kanë shërbyer. Mbase kanë qenë të përdorura për rituale fetare nga fisi trak besi, i cili ka jetuar nëpër këto troje.”


Një pjesë e konsiderueshme nga këto objekte  janëterra incognita për shkencën zyrtare. Por, kjo u jep një oreol edhe më mistik. Në pritje që të zbulohen dhe të studiohen, strukturat e strukura në zemrën e malit, e ndezin imagjinatën jo vetëm të shkencëtarëve, por dhe të aventuristëve. Dëshira të ndihen zbulues të një bote të humbur i çon në rajonin e Valingradit, kurse aty i presin Marija dhe Petër.


“Ne zhvillojmë safare historike nëpër rrugën e trakëve- tregon Marija. Organizojmë transport, sigurojmë guit, i cili t’i shoqërojë  deri në vendin e shenjtë. Aty ju tregojmë absolutisht çdo gjë të cilën ne dimë për objektin e caktuar. Vijnë më tepër njerëz të rinj – ata janë shumë mirë të njohur me historinë tonë. Përveç kësaj  interesohen nga energjia e këtyre vendeve, me qenë se banuesit vendas sot e kësaj dite shkojnë dhe shërohen aty.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Marija Markova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bansko hyri në top 10 të një renditjeje prestigjioze turistike botërore për vitin 2025

Në Ekspozitën Botërore të Turizmit WTM në Londër, Bansko u dallua si një nga destinacionet më të dëshirueshme në botë. Qyteti turistik hyri në top 10 të renditjes prestigjioze të Lonely Planet - "Më i miri në udhëtim 2025". "Kjo është një tjetër..

botuar më 24-11-07 11.53.PD

Një film bullgar për qytetin bregdetar Nesebër fitoi 4 çmime në 3 festivale botërore të filmit

Dokumentari i Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) "Pasqyra shpirtërore e qytetit të krishterë Nesebër" u nderua me gjithsej katër çmime në tri festivale prestigjioze ndërkombëtare të filmit në Brazil, Gjeorgji dhe Portugali. Skenarist i filmit është..

botuar më 24-10-26 9.10.PD

"Lonely Planet": Bansko është ndër destinacionet më të mira për t'u vizituar në 2025

Udhërrëfyesi i njohur i udhëtimit "Lonely Planet" e renditi resortin bullgar Bansko në Pirin ndër vendet më të mira për t'u vizituar vitin e ardhshëm në udhëzuesin e tij " Best in Travel 2025", raportoi BTA. Platforma e përshkruan Banskon si "një..

botuar më 24-10-24 6.28.MD