Deri në fund të muajit do të fillojnë katër procedura të reja në përkrahje të firmave bullgare, njoftoi zëvendës ministrja e ekonomisë Jana Topallova në kuadrin e online forumit kushtuar masave financiare në mbështetje të biznesit në kushtet e Covid-19. Pritet që kompanitë të marrin një dhënie falas në përmasë të 200 milionë levave/102 milionë euro/ mbi Programin Operativ “Inovacione dhe Aftësi Konkurruese”.
Nga një pjesë e shumës do të përfitojnë të ashtuquajturat kompani të mëdha-të vogla me qarkullim mbi 500 mijë leva /pak mbi 255 mijë euro/ për evitimin e pasojave ekonomike nga pandemia. Për këto firma do të ndahen 78 milionë leva, me të cilat do të sigurohet likuiditeti, mjetet qarkulluese dhe mbulimi i shpenzimeve të firmave.
Procedura e dytë “Përshtatje të veprimtarisë së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në kontekstin e Covid-19” po kështu ka buxhet prej 78 milionë leva /mbi 39 milionë euro/. Kësaj radhe mjetet do të paracaktohen për riorganizimin dhe krijimin e kushteve të parrezikshme për punë.
“Tanimë i firmosëm marrëveshjet me ministritë e transportit dhe të turizmit, të cilat do të jenë përfitues të drejtpërdrejtë për dhënien e ndihmës financiare falës mbi Programin Operativ “Inovacione dhe Aftësi Konkurruese”, tha zëvendës ministri. Marrëveshjet janë të lidhura me procedurat në përkrahje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, të cilat kryejnë transportin me autobus, me një buxhet prej 30 milionë leva/mbi 15 milionë euro/ si dhe deri në procedurën për përkrahjen e operatorëve turistikë dhe të agjentëve turistikë me një buxhet prej 10 milionë leva/ mbi 5 milionë euro/.
Mbi procedurat “Përmirësim të kapacitetit prodhues në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme” është vendosur të “negociohen” 68 milionë leva të tjera /mbi 34 milionë euro/, tha akoma Jana Topallova. Kjo do të thotë se, kompanitë tanimë të miratuara do të marrin para, me të cilat të investojnë në makina dhe pajisje me qëllim shtimin e prodhimit”, sqaroi ajo.
Tanimë ka përfunduar pasqyra e të gjitha afro 27 mijë projekteve të propozuara mbi procedurën për përkrahjen e mikro-ndërmarrjeve dhe të ndërmarrjeve të vogla dhe deri në fund të javës do të paguhen 173 milionë leva/ mbi 88 milionë euro/ mbi 21 mijë kompani, u bë e qartë nga fjalët e zëvendës-ministres. Ajo informoi po kështu , se ka filluar vlerësimi dhe i procedurës për përkrahjen e ndërmarrjeve të mesme, e cila pritet të përfundojë deri në mesin e muajit nëntor.
Përveç përmes skemave të garantëve, masat për të ndihmuar biznesin përfshijnë dhe mundësi për kredi me kushte të lehtësuara me ndihmën e Bankës Bullgare për Zhvillim. Përmes bankës mbi masat antikrizë deri në këtë moment në ekonomi janë investuar mbi 140 milionë leva-prej tyre kredi për mbi 60 milionë leva u janë lëshuar firmave mbi “Programin për garanci të portofolit në përkrahje të likuiditetit të ndërmarrjeve mikro-të vogla dhe të mesme.”
Jana Topallova theksoi akoma mundësitë përmes Fondit të Fondeve, si dhe përmes Agjencisë Bullgare për Sigurim të Eksportit, e cila u jep mundësi firmave të punojnë gjatë kushteve të një pagese të shtyrë, duke siguruar mbulimin e sigurimeve.
Përgatiti në shqip: Nataniela VasilevaPas publikimit në "Financial Times" se kompania ruse "Lukoil" po përgatitet t'i shesë rafinerinë në Burgas të Bullgarisë një konsorciumi kataro-britanik deri në fund të vitit, kompania lëshoi një qëndrim zyrtar. Në një letër për mediat, pronari i rafinerisë..
Ministri në detyrë i еnergjisë, Vlladimir Malinov, njoftoi në një konferencë se as ai dhe as Ministria e Energjisë nuk kanë informacion për shitjen e Lukoil Neftohim Burgas. Dje, Financial Times, duke cituar burimet e veta, raportoi se gjigandi rus i..
Kompania ruse "Lukoil" planifikon të shesë rafinerinë e saj bullgare në Burgas, e cila është më e madhja në Ballkan, shkruan “Financial Times” (FT). Kontrata pritet të shpallet deri në fund të vitit 2024. “Lukoil” i dërgoi tashmë një letër presidentit..