516 janë rastet e reja të Covid-19 të regjistruara në Bullgari gjatë 24 orëve të fundit. Ata u zbuluan nga 5209 PCR teste. Mostrat pozitive janë 9.9 për qind, gjë që është një rekord negativ. Këtë e tregojnë të dhënat e Portalit Unik Informativ.
Më shumë të infektuar ka në Sofje – 138, të ndjekur nga rajonet e qyteteve Pllovdiv – 51, Bllagoevgrad – 49, Burgas – 31.
115 veta u shëruan, ndërsa 7 vdiqën gjatë 24 orëve të fundit.
Në spital ndodhen 1063 pacientë me infeksionin, prej tyre 56 janë në reparte intensive.
Rastet aktive në vend janë 6 816.
Te momenti i tanishëm nën karantinë janë 8 740 veta.
Që nga fillimi i pandemisë rastet e konfirmuara të koronavirusit ndër personelin mjekësor janë 1292, më shumë prej të cilëve mjekë – 464.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..