Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

PCR test i detyrueshëm për njerëzit që kërkojnë ndihmë urgjente në qendrat e krizës

Foto: arkiv

Njerëzit që kërkojnë ndihmë urgjente në qendrat e krizës janë detyruar të paguajnë për PCR test, që të mund të përfitojnë nga shërbimet sociale, shkruhet në instruksionin e Agjencisë së Ndihmës Sociale që nga muaji qershor. Për këtë absurd shkruan gazeta “Sega”, duke u mbështetur te sinjale të nëpunësve nga institucionet sociale.

Në këto qendra krize zakonisht kërkojnë ndihmë viktimat e trafikut të njerëzve dhe dhunës, të cilët kanë nevojë për ndihmë urgjente. Mirëpo, që të mund të marrin këtë përkrahje ata duhet ta paguajnë PCR-testin – rreth 120 leva (60 euro) – një shumë, të cilën shpeshherë nevojtarët nuk e disponojnë, dhe t’i presin rezultatet.

Nga Agjencia e Ndihmës Sociale kanë ripohuar para gazetës “Sega” se ka një kërkesë të tillë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fryma festive pushton kryeqytetin

Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e kryeqytetit do të jenë Pemët e bukura të Krishtlindjes të vendosura në vende kyçe. Më e larta mes tyre..

botuar më 24-11-25 9.05.PD

Në shumë qytete do të mbahen demonstrata kundër dhunës ndaj grave

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga “Mobilizimet Feministe”. Qëllimi është tërheqja e vëmendjes së shoqërisë dhe institucioneve ndaj..

botuar më 24-11-25 8.10.PD

Më së shumti udhëtojnë bullgarët në moshë nga 25 deri në 44 vjeç

Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre udhëtuan brenda vendit, 20.8% jashtë vendit dhe 6.9% brenda dhe jashtë vendit. Më së shumti udhëtuan..

botuar më 24-11-23 2.05.MD