E Shenjta Paraskeva Epivatska, e cila ka jetuar në periudhën e shekujve të 10-11 tek ne, e quajmë Shën Petka Bullgare. Festa e saj në kalendarin kishtar është më 14 tetor. Atëherë është dhe festa popullore Petkovden.
Sipas jetëshkrimit të saj, të shkruar nga kleriku i shquar mesjetar bullgar Shën Patriku Evtimij ajo ka qenë me prejardhje nga Epivati, kurse prindërit e saj kanë qenë bullgarë. Që nga viti 1238 deri në pushtimin osman gjatë vitit (1396) lipsanet e saj të shenjta kanë qenë në kishën “Shën Petka Tërnovska” në kryeqytetin tonë të vjetër Veliko Tërnovo. Pas endjes me shekuj të tërë gjatë vitit 1641 lipsanet e saj janë vendosur në katedralen në Jash (në Rumaninë Veriore), ku sot tërheqin pelegrinë nga e gjithë bota.
Shën Paraskeva (Petka Bëllgarska) është një shenjtore shumë e dashur dhe e nderuar mes ortodoksëve në vendin tonë. Asaj i janë përkushtuar kisha në të gjithë vendin tonë. Populli bullgar ka ruajtur legjenda dhe gojëdhëna të shumta për forcat e saj shëruese, të cilat kanë krijuar çudira, si dhe për mbrojtjen e saj të grave, të nënave dhe të shtëpisë.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Ditën e Ungjillëzimit të Hyjlindëses përmbushet premtimi i Zotit për shpëtimin e shpirtit njerëzor nga mundimet e përjetshme të errësirës. Mesazhi i kësaj dite është se Zoti na do, thotë At Bozhidar Marinov nga Kisha e Sofjes "Lartësimi i Kryqit të..
Veliko Tërnovo krenohet me të kaluarën e tij të lavdishme, e cila është e koduar edhe në festën e qytetit, e lidhur me ditën e Dyzet Martirëve të Shenjtë – mbrojtësit shpirtërorë të kryeqytetit mesjetar. Në ditën e 40 ndjekësve të Krishtit (22 mars..
Kompleksi prehistorik "Provadia - Kriporja" – kriporja dhe qendra më e vjetër urbane në Evropë (5600 - 4350 para Krishtit), është ndër objektet e propozuara për Etiketën e Trashëgimisë Evropiane - 2025. Qytetërimi evropian ka filluar nga..