Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Protestuesit bënë thirrje për pjesëmarrje në masë në Kryengritjen e pestë të Madhe Popullore

Foto: BGNES

Iniciatorët e protestave civile në Bullgari nga e ashtuquajtura “Trio e Helmuar” bënë thirrje për pjesëmarrje në masë në Kryengritjen e pestë me radhë të Madhe Popullore. Ajo është planifikuar për datën 16 tetor – dita e 100 e protestave. Kërkesat janë për dorëheqje të Kryeministrit Bojko Borisov, të Kryeprokurorit Ivan Geshev, për zgjedhje para afatit, për thirrjen e Kuvendit të Madh Popullor dhe për ndryshime në Kushtetutë.

Protesta e djeshme e 97 me radhë në Sofje kaloi qetë. Protestuesve shpërndaheshin imitacione bankënotash si njëfarë aluzioni për Bojko Borisovin, i cili disa muaj para përfundimit të mandatit të vet filloi të flasë për rritje të pensioneve dhe të pagave të mësuesve dhe pedagogëve në universitete. Procesioni tradicional bllokoi përkohshëm lëvizjen në Orllov Most (“Ura e Shqiponjave”), transmetuan reporterët e BNR-së.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parlamenti ndaloi punën për shkak të mungesës së kuorumit

Parlamenti nuk u mblodh më 15 tetor. "Seanca tjetër është nesër, 16 tetor, në orën 9 të mëngjesit", njoftoi Kryetarja Natalija Kisellova. Në përpjekjen e parë dhe të vetme për të mbledhur kuorum në sallën plenare, u regjistruan 61 deputetë nga 121 të..

botuar më 25-10-15 11.45.PD

Kreu i GERB flet për riformatimin e shumicës qeverisëse

Nuk do të kemi më kuorum në parlament. Kjo u deklarua nga Bojko Borisov, kreu i GERB, partisë që mban mandatin e qeverisë së zgjedhur nga shumica parlamentare. Fjalimi para grupit parlamentar të partisë dhe Kryeministrit Rosen Zheljazkov u transmetua..

botuar më 25-10-15 9.02.PD

Parashikimi i motit për 15 tetorin

Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje - 7°. Gjatë ditës, vranësirat do të mbeten të konsiderueshme në pjesën më të madhe të vendit dhe në disa vende në Bullgarinë Lindore dhe në male do të ketë reshje, më të..

botuar më 25-10-14 7.15.MD