Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

"Qeveria livron mbi 1 mln euro për ilaçin “Remdesivir”

| rinovuar më 20-10-14 12.47.MD
Foto: EPA/BGNES

Në mbledhjen e sotme qeveria miratoi shpenzime suplementare për blerjen e 2500 flakonëve “Remdesivir”. Medikamenti përdoret për mjekimin e infeksionit të koronavirusit. Mjetet me përmasë 1 074 mln euro janë nga buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë, tha Ministri i Shëndetësisë prof. Kostadin Angellov në një birefing në Këshillin e Ministrave.

Angellov vuri në dukje se vlera e një flakoni “Remdesivir” është 345 euro pa TVSH-në.

Deri tani në Bullgari janë marrë 2 837 flakonë “Remdisivir” si dhuratë. Këta flakonë janë shpërndarë në mbarë vendin. Deri në datën 12 tetor prej tyre kanë mbetur 1779 flakonë.

Nuk kemi në plan t’i shtrëngojmë masat, nuk do të mbyllen qytetet, nuk do të ketë postblloqe. Duhet të mësohemi të jetojmë me këtë virus dhe t’i respektojmë masat, vuri në dukje gjithashtu Ministri Angellov. Tani për tani nuk planifikohet edhe kalimi drejt mësimdhënies në distancë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një platformë e re dokumenton shkeljet sistematike kundër bullgarëve në Maqedoninë e Veriut

Po lançohet një faqe e re interneti që do të shërbejë si një dosje e hapur mbi shkeljet e të drejtave të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut, raportoi tribuna.mk. Në https://supportbginmk.eu/ , mblidhen dhe publikohen informacione mbi rastet e..

botuar më 25-06-22 4.00.PD

Numri i studentëve të huaj në universitetet bullgare është në rritje

Gjithnjë e më shumë studentë të huaj kanë zgjedhur universitetet dhe institucionet e arsimit të lartë bullgar në vitet e fundit, sipas një ankete të BTA-së mbi menaxhimin akademik. Interesi në rritje i detyrohet jo vetëm tarifave, por edhe cilësisë së..

botuar më 25-06-21 1.05.MD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 11 deri në 18°. Në Sofje, do të jetë 11°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell. Para mesditës, do të ketë vranësira më të konsiderueshme mbi Bullgarinë Qendrore Veriore dhe Srednogorie,..

botuar më 25-06-20 7.40.MD