Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vasko Vasilev mbushi 50 vjeç: “E dua publikun dhe kolegët e mi, ëndërroj që të kthehemi nëpër salla!"

Foto: Facebook/ Vasko Vassilev

Ai e ka filluar karrierën e vet kur ka qenë vetëm 10 vjeç si një fëmijë-çudi. Vaskoja është një nga interpretuesit më karizmatik, të cilët skena bashkëkohore njeh. Koncertet e tij gjithmonë shkaktojnë një interes të madh, për të cilat ai shpërblehet me ide të reja dhe të reja interesante dhe me një përzemërsi të sinqertë.

Tamam në ditën e ditëlindjes së vet, kur bën 50 vjeç, më 14 tetor, violinisti i njohur zgjodhi që të festojë në qytetin e tij të lindjes në Sofje me një koncert, me premierën e botimit të një libri dhe me prezantimin e një filmi të ri, të cilat i kushtohen atij. Libri quhet “Vasko Vasilev pas skenës” dhe ka mbledhur 300 fotografi të Hristo Rusevit, të bëra gjatë kohës së turneve të koncerteve të muzikantit me famë botërore. Kurse filmi është një pjesë nga vargu “Fëmijët e Bullgarisë Tjetër” i gazetarit Gjeorgji Toshev dhe tregon për jetën e bullgarit të talentuar, i cili në moshën 9 vjeçe fillon të mësojë në Moskë, kurse pas kësaj vazhdon studimet në Londër. Gjatë vitit 1988, fiton konkurset e mëdha për violinë - “ Zhak Thibault” në Paris, “Carl Flash “në Londër dhe “Paganini” në Itali. Midis moshës 19 dhe 21 vjeç, Vasko Vasilevi është mik koncert-mjeshtër i orkestrës simfonike të Londrës dhe i filarmonisë së Londrës. Në moshën 21 vjeçe fiton titullin “Supersolist” të Operës në Lion-Francë. Në moshën 23 vjeçe ai u bë koncert-mjeshtri më i ri dhe i parë i Operës Mbretërore në Londër, ku aktualisht punon dhe si një producent krijues.

E njohim po kështu nga formacioni “Laureat”, të cilin vetë ai e ka krijuar, si dhe nga puna e tij me emra si Plasido Domingo, Luçano Pavaroti, Sting, Zukero, Lili Ivanova, Vanessa May e të tjerë. Ka lëshuar 10 albume. Pavarësisht se është mësuar me shumë vëmendje akoma si fëmijë, Vaskoja me padurim pret ngjarjen në Sofje:

“Për mua çdo një koncert është special, por ky do të jetë një nga më specialët, sepse shumë njerëz nga e gjithë bota punuan, që kjo të ndodhë pikërisht në këtë moment, të rëndë edhe për publikun dhe për artistët. Për mua është një përjetim i shkëlqyer. Kam zgjedhur një repertor shumë të këndshëm, të pasur me stile dhe krijime, të cilët shënojnë momente të ndryshme nga karriera ime 40 vjeçare-që nga muzika e filmave deri tek flamengoja, Piazzolla dhe kuptohet – muzika klasike. Sa i përket librit të Hristo Rusevit, ai është krejtësisht një ide e tij si dhe realizim i tij. Në fillim, kur filloi të udhëtojë me mua nëpër botë dhe të fotografojë, qe shumë e çuditshme që ndokush të jetë pranë meje vazhdimisht, por u mësova. I besova, sepse ai është jo vetëm një fotograf i mirë, por dhe një njeri i mirë, i cili kap momente të cilat janë interesante. Ai bëri 50 000 fotografi, nga të cilat zgjodhi për albumin fotografik. Mendoj se ky është peshqeshi më i mirë të cilin njeriu mund ta marrë. Më pëlqen shumë sesi është i bërë libri. U çudita vet nga vetja ime - në asnjë fotografi nuk jam i zemëruar ose në ndonjë gjendje jo fort të mirë.”

Foto: Hristo Rusev

Në kohën e masave më të rrepta rreth koronavirusit, Vasko Vasilevi komunikonte me publikun e vet përmes rrjetit social dhe vazhdimisht botonte video dhe incizime, të cilat përmbanin mesazhe serioze, por gjithmonë me buzëqeshje dhe ndjenjë humori. Përmes njërës prej këtyre videove u grumbulluan rreth 10 000 leva në ndihmë të infermiereve nga spitali “Pirogov”.  

Për çfarë mendon sot Vaskoja 50 vjeç dhe për çfarë ëndërron:

Mendoj se, çdo një artist do të përgjigjet si unë - dua të kthehemi nëpër salla, ku njerëzit të jenë të pa rrezikuar, të mund të kthejmë përsëri jetën normale. Nga kjo pandemi, biznesi ynë është i prekur më tepër edhe nga restorantet, hotelet e të tjerë. Mua më mungon kontakti me publikun, më në veçanti në Angli, ku kufizimet janë më serioze, më mungon kontakti me kolegët e mi instrumentistë, këngëtarë, artistë skenikë.”

Një nga mbështetjet më të sigurta për çdo një njeri është familja. Kurse për Vaskon ajo ka një rol të veçantë. Prindërit, të cilët janë pranë tij që nga mosha më e vogël, janë muzikantë, të tria motrat e tij po kështu.

“Familja ime është e madhe dhe e larmishme, sapo u bëra xhaxha për herë të dytë, jam shumë i lumtur me motrat e mia. Motra ime e vogël është e shkëlqyer. Ajo është perkusioniste dhe po bën një karrierë të shkëlqyer. Pa prindërit e mi, pa familjen time, asnjëherë nuk do të mund të arrija këtë, së cilës i gëzohem sot. Dua që të përshëndes të gjithë dëgjuesit dhe adhuruesit e muzikës. Unë ju dua shumë dhe në qoftë se nuk mundeni të vini më 14 tetor në Bullgari, ju pres në koncertin tim të ardhshëm!”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Dera e kyçur" – vepra më e re e këngëtarit Todor Gaxhallov

Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe sfidat e veta. "Kjo është një histori për rrugën e ngjitjes - e vështirë, por plot shpresë...

botuar më 24-11-29 8.35.PD

“Më zgjo në maj” dhe Mary Boys Band

Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të dimrit, muzikantët na zhytin në emocione të ngrohta, karakteristike për të gjitha këngët e tyre të..

botuar më 24-11-28 6.10.PD

"Dua"

Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë emrin edhe albumit të tij të fundit, ku janë mbledhur dhjetë këngë të tij. Këngëtari thotë se për këtë..

botuar më 24-11-27 6.10.PD