Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sofja me ngjyrimet e shumta të natës përmes syve të të rinjve

Foto: arkiv

Rrezet e fundit të diellit ndriçojnë statujën e Shën Sofies në zemër të kryeqytetit, kurse shkëlqimi i maskës së saj të artë verbëron pak shikimin e kalimtarëve të përshpejtuar. Duke mos pritur akoma ardhjen e natës, dritat e lokaleve tërheqin klientët e vet të parë. Muzika bëhet më e fortë dhe sikurse pak e mbyt zhurmën. Në qoftë se i vëmë veshin mbase do të kapim nga diçka dhe nga ajo , e cila në këtë moment po i emocionon njerëzit.

Çdo një ditë mund të jetë e ndryshme dhe të mbahet mend. Prandaj është mirë t’i dhurojmë vetes dhe pak kohë, që të mund të ndiejmë ngjyrën, bukurinë dhe shpirtin e qytetit. Kurse të gjithë këtë mund ta gjejmë të mbledhur  në vende më të papritura. Nëse për shkak të pandemisë  nga Covid-19 ose për shkaqe të tjera personale, përgjigja e pyetjes “Cila është receta për një natë jashtë e cila të mbahet mend?” i bënë kryeqytetasit të na befasojnë me përgjigjet e veta.

“Unë i pëlqej shumë shëtitjet e vona në mbrëmje, kur qyteti  ka fjetur, kurse rrugët janë bosh dhe të qeta - tregon Eli përpara Radio Bullgarisë. Më pëlqejnë dritat e qytetit, të cilat në ngjashmëri me xixëllonjat e vogla më çojnë në një realitet tjetër. Kur kaloj përmes ndonjë godine banimi, e hedh vështrimin drejt dritareve të ndriçuara dhe përfytyroj sesi njerëzit hanë darkë ose bisedojnë, të zhytur në atmosferën e këndshme të shtëpisë. Bukuria dhe joshja e Sofjes gjatë natës nuk fshihet në një mbrëmje, të kaluar në një lokal të përmbushur me njerëz dhe të një kompanie të zhurmët, prandaj preferoj shëtitje nëpër qendrën e qytetit . Kurse kur kthehem vonë, me paramendim nuk përdor taksi  ose transport urban dhe ec më këmbë. Kjo është koha ime për të mbetur vetëm dhe për tu menduar.”

Gjatë viteve të fundit Sofja gjithnjë e më shpesh na tregon dhe një fytyrë të vet tjetër-të një mikpritëse të festivaleve të larmishme. Nëse ato do të ndryshojnë përfytyrimin klasik të kryeqytetasve për një mbrëmje jo angazhuese në fund të javës së punës ose gjatë fundjavës?

“Mbase festivalet në ndonjë farë mënyre i transformojnë përfytyrimet e njerëzve për një kohë të plotëvlefshme jashtë - mendon Tanja. Kjo me siguri që është për mirë, sepse po të shkosh në kinema, në festival të xhazit ose në ndonjë festival tjetër në të hapur, kjo është një mënyrë e përshtatshme të gërshetosh kulturën me artin me një mbrëmje me shokë e cila të mbahet mend. Por, edhe sikur të jesh vetëm mund të njihesh me njerëz të shumtë dhe të zbulosh gjëra të përbashkëta me ta.”

Sipas Tanjës festivalet pasurojnë edhe më shumë përfytyrimin për qytetin dhe e kthejnë në një qendër të njerëzve me mendime, interesa dhe vullnet të përbashkët për ndryshimin e mjedisit i cili i rrethon.

Kryeqyteti mund të duket në mënyrë të ndryshme dhe në qoftë se thjesht e vështron përmes shishes me një pije të dashur dhe të preferuar. Për Stefanin ajo gjithmonë është e shoqëruar me një rok të mirë dhe shokë të mirë, me të cilët të ndajë dy pasionet e veta.  

“Sofja e natës për mua është e lidhur me birrën kraft dhe me vendet  në të cilat ajo shitet dhe konsumohet - tregon ai. Unë jam nga njerëzit, të cilët pëlqejnë të shkojnë në lokale të caktuara, ku vizitorët njihen”.

Përveç në lokalet e birrës, gjatë ditëve të ngrohta Stefani shkon dhe në parqet e qytetit dhe në kopshtet e lagjes. Ato janë një vend i preferuar për çlodhje  dhe për Luizën , e cila na zbulon akoma përbërëse të detyrueshme për një natë e cila mund të mbahet mend.

“Gërshetimi midis qetësisë dhe dinamikës në varësi nga gjendja shpirtërore, të cilën e ke pasur gjatë ditës ose gjatë javës - propozon recetën e saj ajo. Po të  kem qenë më e ngarkuar, preferoj vendet më të qeta ose mbledhjet nëpër shtëpia. Për ndryshe disa nga mbrëmjet më të mira të dëfrimit në të cilat kam qenë kanë qenë të  bashkësive bullgare jashtë  Në to gjithmonë ka një muzikë të shkëlqyer, frymë bullgare dhe reciprocitet. Kurse kur ndaj festës përfshihet dhe ndonjë vend tjetër ballkanik, përjetojmë një natë, e cila mbahet mend gjatë”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD
Ursula von der Leyen

Ekipi i ri i Ursula von der Leyen: a do të arrihet një "marrëveshje paketë" për të miratuar të gjithë komisionerët e BE-së

Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..

botuar më 24-11-20 9.20.PD