Për stinën dimërore do të shpresojmë krejtësisht tek turistët bullgarë, deklaroi para Televizionit Kombëtar Bullgar kryetari i Asociacionit Bullgar të Lokaleve Riçard Alibegov.
Pritet që të vijnë turistë nga Rumania dhe Izraeli. Bullgarët treguan se i pëlqejnë vendpushimet tona. Ne pamë se çfarë ndodhi verën. Në jug të Burgasit ishte plotë njerëz deri më 15-20 shtator. Duke pasur parasysh situatën jashtë shtetit ka pak të ngjarë që nga atje të vijnë turistë.
Turisti bullar do ta shpëtojë sektorin, ishte kategorik Riçard Alibegov. Sipas fjalëve të tij pronarët e restoranteve kanë marrë sigurimin e Ministrit të Shëndetësisë se lokalet nuk do të mbyllen, por duhet të shtrëngohet kontrolli dhe të kontrollohet respektimi i masave kundër koronavirusit.Kreshtat shkëmbore që mbivendosen mbi lumin Rusenski Llom dhe mëngët e tij Beli, Çerni dhe Mali Llom janë një magnet për dashamirësit e natyrës dhe kërkuesit e adrenalinës. E gjithë zona njihet si Pollomieto ose "Mali nën Rrafshnaltë". Gjatë..
Festivali i Trashëgimisë Antike "Shqiponja e Danubit" do të zhvillojë edicionin e tij më ambicioz deri më tani - "Legjionet e Mizisë", nga 13 deri më 15 qershor në tre fortesa antike në territorin e Qarkut të Plevenit. Këto janë fortesa..
Platformat për rezervim të hoteleve dhe ekskursioneve në Bullgari raportojnë interes të lartë si ndaj resorteve tona tradicionale bregdetare dhe spa, ashtu edhe ndaj pushimeve në bujtinat në fshat. Në prag të sezonit aktiv veror, zgjedhja e bullgarëve..
Bullgaria renditet në vendin e dytë në Bashkimin Evropian për cilësinë e ujërave për not për vitin 2024, sipas të dhënave të Agjencisë Evropiane për..