Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mark Kadin: Për mua nuk ekziston jetë jashtë muzikës

Foto: BNR

Prindërit ishin ata të cilët e caktuan rrugën krijuese të njërit prej muzikantëve të talentuar të kohës sonë – Mark Kadin. Ai mësoi në shkollën muzikore në qytetin e lindjes Kramatorsk të Ukrainës. Aty nisi të ndjekë gjurmët e gjyshit dhe filloi të luajë në klarinetë. Pësuan vite të studimeve në Harkov dhe në Moskë, dirigjim i orkestrave më të njohura, turne në dhjetëra vende të mbarë botës.

Që nga takimi i parë me publikun bullgar në vitin 2003 Mark Kadin mban mend emocionin dhe përgjegjësinë e madhe të jetë rusi i parë pas periudhës së gjatë kur muzikantë nga Rusia rrallë herë ftoheshin në skenën bullgare. Pas këtij takimi ai filloi të vijë më shpesh.

Në vitin 2017 dirigjenti  Mark Kadin erdhi në Bullgari për të qëndruar në krye të Orkestrës Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare.

Vetëm një vit më vonë, në 2018, Orkestra Simfonike nën drejtimin e Mark Kadinit mori çmimin e madh “Sirak Skitnik”. Ky çmim jepet për kontribut në zhvillimin e Radios Kombëtare Bullgare si media publike. Dirigjenti pranon se ka filluar ta njohë dhe të studiojë muzikën bullgare që pasi është vendosur në Bullgari.

“Në Rusi është tepër e vështirë të zbulohen partitura të veprave të kompozitorëve bullgarë – shpjegon Mark Kadin. – Nuk kam ndonjë kompozitor të preferuar. Pra  çdo ditë, çdo javë, pra tërë jetën studioj partitura të ndryshme dhe nuk kam mundësi të shfaq preferenca. Prandaj nuk tregoj asnjërin. Respektoj të gjithë kompozitorët.”

Megjithëqë bënë shaka se ai nuk e di nëse ekziston jetë jashtë muzikës dhe edhe nuk ekziston ai nuk është për të, Mark Kadin ende gjen kohë për të udhëtuar. Varna, Loveç, Vraça, Shumen, Koprivshtica, Shikora Llëka janë vetëm një pjesë prej këndeve magjepse në vendin tonë të frekuentuara prej tij. Por mbi të gjithë atij i pëlqen kuzhina bullgare në të cilën çdo gjellë është shumë e shijshme për të.

Tepër mirë dirigjenti Mark Kadin flas gjuhën bullgare gjë e cila ai e pranon si një kompliment i pamerituar:

“Po flas me shumë gabime. Nuk më mjafton koha për të mësuar gjuhën dhe nuk kam stimul sepse të gjithë më  kuptojnë se çfarë dëshiroj të them. Problemi është që të shkruaj diçka pa gabime. Jam me shpresë se do të korrigjoj këtë. Kur më thonë kuptoj gjithçka, por kam vështirësi të flas.

Çfarë ndryshon Mark Lvoviç nga dirigjenti Kadin?

“Për asgjë. Edhe prapa skenës, edhe në kohën e repeticioneve, edhe në skenë jam i njëjti. Asnjëherë  nuk gënjej, kurrë nuk vë maskë. Pse? Sepse do të harrojë dhe do të ngatërrojë ku dhe çfarë maske kamë vënë – përgjigjet duke qeshur Mark Kadin. – Prandaj gjithë jetën jam i tillë siç jam dhe nuk kam pse të përshtatem me asgjë.”

Programi i stinës së re të Orkestrës Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare është i pasur dhe interesant.

Ne në fund dëshirojmë të mësojmë diçka tjetër: atë që nuk dinë njerëzit për Mark Kadin?

“Të gjithë që duan dinë gjithçka për mua. Dhe të gjithë ata që nuk duan le të vazhdojnë të mos dinë asgjë” – përgjigjet dirigjenti.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Të mos ndalojmë së kërkuari” – mesazhi në muzikën e Zhivko Vasilevit

Një rrugëtim i jashtëzakonshëm mes zhanreve muzikore dhe vendndodhjeve gjeografike na pret sonte më 14 nëntor. Në sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje nga ora 19:00, toni i butë i fyellit bullgar do të takohet me tingujt klasikë të..

botuar më 24-11-14 8.40.PD

"U përmbys mali" – “Deep Zone Project” u përcjell brezave muzikën e mirë bullgare

Grupi “DEEP ZONE Project” po përgatit eventin e tij më të mirë të vitit – për herë të parë grupi po organizon “DEEP ZONE All Stars”, duke bashkuar të gjithë solistët e tij dhe bashkëpunimet gjatë viteve të kaluara. Dhe ata nuk janë të paktë në çerek..

botuar më 24-11-13 8.45.PD

Edicioni i vjeshtës i SoFest i bashkon artet

Edicioni vjeshtor i SoFest do të tërheqë fansa të arteve të ndryshme në Sofje me ngjarje interesante dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Nga data 14 deri më 17 nëntor në Sofia Live Club i presin dy shfaqje teatrale dhe koncerte të ndryshme. Dhe këtë..

botuar më 24-11-12 6.15.PD