Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gazetarja turke Vercihan Ziflioğlu nëpër gjurmët e bullgarëve të Kostandinopojës

“Shoqëria turke nuk di shumë për bullgarët”, pohon autorja e librit “Fëmijëve të kohës së humbur & bullgarët e Stambollit”

Foto: arkiv personal

Për pjesën dërmuese nuk është e ditur se cilët janë bullgarët e Stambollit ose bullgarët nga Kostandinopoja, siç e kanë quajtur historikisht bullgarët, rusët dhe popujt e tjerë sllavë, qytetin afër Bosforit.

Në periudhën, në të cilën Stambolli ka qenë kryeqyteti i Perandorisë Osmane, drejt qytetit vijnë njerëz nga të gjitha kombësitë  në perandori, përfshi dhe bullgarë. Pak nga pak, aty nga fundi i shekullit të 18 e tutje, fillojnë të mbërrijnë bulmetorë me përvojë, prodhues të perimeve, zanatçinj, bukëpjekës, të cilët bëhen të njohur me mjeshtëritë e veta dhe bëhen një pjesë e pandarë e strukturës shoqërore të qytetit.

Bashkësia e formuar luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e arsimit bullgar, si dhe luftërat për krijimin e një kishe bullgare të pavarur nga kisha greke. Në fund të shekullit të 19, bashkësia e bullgarëve të Kostandinopojës ka një kontribut të rëndësishëm për ndërtimin e Kishës së Hekurt në bregun e Bririt të Artë në Stamboll.

Në kulmin e vet bashkësia ka numëruar rreth 40-50 000 veta dhe historianët bëjnë shaka se Stambolli ka qenë qyteti me një popullsi bullgare më të shumtë në numër gjatë asaj kohe.

Por, pak nga pak, pas krijimit të Shtetit të Tretë Bullgar (1878) dhe më në veçanti pas Luftërave Ballkanike, shumë nga bullgarët e Stambollit ikin në drejtim të Bullgarisë. Lidhjet me Bullgarinë të atyre të cilët mbeten janë mjaft të vështirësuara gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë kur Ankaraja dhe Sofja janë nga të dyja anët e perdes së Hekurt. Në ditët tona kanë mbetur vetëm rreth 400 veta, thotë Vercihan Ziflioğlu.

Peripecitë e këtij komuniteti kanë tërhequr vëmendjen e gazetares së re turke, e cila është autore e librit të dalë kohët e fundit me titull “Fëmijët e kohës së humbur & bullgarët e Stambollit”.

Në një intervistë për Radio Bullgarinë Vercihan Ziflioğlu kujtohet se kur ka qenë e vogël, babai i saj ia ka treguar godinën e bukur të Ekzarkisë Bullgare në Stamboll. Më vonë si gazetare në gazetën e njohur “Hurriyet” ajo fillon studim rreth temës dhe kështu lind libri i saj . Shoqëria turke nuk di shumë për bullgarët në Stamboll, thotë Vercihan Ziflioğlu. Fakti se informacioni për bullgarët në Stamboll është shumë i pakët, sipas Vercihan Ziflioğlu është “një humbje e madhe nga pikëpamja historike”. Që të mund ta kompensojë, ajo fillon të studiojë “gjurmët njerëzore në histori” përmes bisedimeve me anëtarët e bashkësisë. Nga ana tjetër prejardhja e një pjese të madhe të bullgarëve të Stambollit është nga tokat e krahinës gjeografike Maqedonia, të cilat atëherë kanë qenë në kuadrin e Perandorisë Osmane, kurse sot janë të shpërndara midis Bullgarisë, Greqisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. Për shkak të kësaj, shumica e bullgarëve të sotëm të Kostandinopojës kanë një identitet mjaft interesant të përzier, mendon  gazetarja turke. Dëshira e saj është që të tregojë se pa rëndësi të racës dhe të fesë, duhet të mbrojmë pakicat në çdo një kulturë, me qenë se çdo një njeri dhe çdo një kulturë lënë gjurmën e vet në histori”.

Siç tregon Vercihan Ziflioğlu, “nuk kam një makinë të kohës, por po mundohem të kthehem mbrapa në histori me mjetet, me të cilat disponoj. Libri “Fëmijët e kohës së humbur& bullgarët e Stambollit” për të  është ajo kapsulë për udhëtime në kohë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Muzeu Kombetar i Shkencave Natyrore - Akademia Bullgare e Shkencave

Më shumë se 30 fosile kafshësh nga koha e dinozaurëve u mblodhën nga shkencëtarët pranë Trën

Si dukej bota e kafshëve në zonën e qytetit të sotëm të Trënit (Bullgaria Perëndimore) më shumë se 80 milionë vjet më parë - kësaj pyetjeje po përpiqen t'i përgjigjen paleontologët nga Muzeu Kombëtar i Shkencave Natyrore në Akademinë Bullgare të..

botuar më 24-10-06 11.05.PD
Mbreti Boris III

Një ekspozitë në Sofje me rastin e 130 vjetorit të lindjes së mbretit Boris III

Muzeu Historik Kombëtar feston 130-vjetorin e lindjes së mbretit Boris III me ekspozitën “Mbreti Boris III. Një personalitet dhe burrë shteti”. Ajo do të hapet sot, 3 tetor, në hollin qendror të muzeut. Ekspozita do të prezantojë, sipas rendit..

botuar më 24-10-03 6.05.PD
Më 20 shtator, ekipi i Prof. Ludmil Vagalinski zbuloi një statujë të dytë  në Heraklea Sintika, tre ditë më vonë ata zbuluan edhe kokën e skulpturës.

Një mozaik dyshemeje dhe koka e një statuje romake u zbuluan në Heraklea Sintika

Koka e një statuje është zbuluar gjatë gërmimeve në kanalin e madh të qytetit antik të Heraklea Sintika. Ajo është e statujës që u zbulua disa ditë më parë dhe tani është në muzeun e Petriçit që të studiohet nga restauruesit. “Kjo verë ishte..

botuar më 24-09-24 10.01.PD