Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Farmacia e lashtë e doktorit Antoniadi në qytetin Plovdiv

Foto: Facebook / Plovdiv Old town official

Gjatë vitit  1872, mjeku i diplomuar në Vjenë Sotir Antoniadi hap një nga farmacitë e para në qytetin Plovdiv. Në bodrumin e shtëpisë së tij rilindëse  në Qytetin e Vjetër ai ka përzier ilaçe mbi bazën e mjekësisë popullore, por dhe ka krijuar forma të reja të ilaçeve si tableta, hape, suposte, ampula.

Sot farmacia e lashtë është e kthyer në muzeun “Hipokrat”, i cili tregon historinë e zanafillës së farmacisë moderne nga fundi i Perandorisë Osmane dhe dhjetëvjeçarët e parë  të atdheut të sapoçliruar. Përmbledhja është vepër e një grupi farmacistësh nga Plovdivi nga vitet 80 të shekullit të kaluar, të cilët kanë vizituar Bullgarinë Jugore, që të mund të mbledhin eksponate autentike dhe të rikrijojnë  frymën e së kaluarës.


“Medikamentet janë përgatitur në farmaci vetëm me produkte natyrale pa asnjë lloje sintetike - tregon Tanja Jordanova, shoqëruese e grupeve të turistëve në institutin bashkiak “Plovdivi i Lashtë”. Dhe pavarësisht se farmacistët tanimë kanë përdorur libra recetash, duke i bërë dozat deri në miligramin e fundit, ata kanë qenë të qartë me traditat e aplikuara nga shëruesit, mjekët popullorë dhe mbledhësit e bimëve dhe të barishteve. Vetitë shëruese të bimëve kanë qenë të njohura akoma që në lashtësi, për të cilën dëshmon një vepër e Pseudo-Dionisit Areopagit.“

Që të mund të fitojnë një arsim evropian, farmacistët e ardhshëm është dashur që në mënyrë të detyrueshme të punojnë si çirakë disa muaj. Në sajë të kësaj kërkese të universiteteve, në shoqërinë e tyre nuk ka pasur njerëz të rastit, meqenëse paraprakisht i kanë vënë në pyetje nëse puna do të jetë sipas dëshirës dhe zemrës së tyre.  

“Pak pas Çlirimit në Rumelinë Lindore, çmimin e ilaçeve e kanë përcaktuar në një rregullore - vazhdon tregimin e vet Tanja Jordanova. Me fjalë të tjera farmacisti nuk ka mundur ta ulë as më poshtë, as dhe të kapërcejë kufirin e caktuar të çmimit. Në rast shkeljeje ka pasuar gjobë, madje është parashikuar gjobë dhe është parashikuar një mbyllje e farmacisë. Por pjesa më e madhe e njerëzve, përveç se kanë qenë shumë të përpiktë në përgatitjen e ilaçeve, ata kanë pasur dhe një moral të lartë. Kështu që farmacia nuk ka qenë një tregti”. Vetëm një shkallë e ka ndarë rrugën nga vendi, në të cilin doktori Sotir Antoniadi i ka vizituar të sëmurët dhe pas kësaj  ua ka dhënë shërimin e duhur. Kati i parë në shtëpinë e tij të dikurshme tani strehon një hapësirë tregtare dhe një dhomë të vogël, të quajturahtarnica, me sende të ndryshme për punimin e ilaçeve. Kurse në katin e sipërm është i vendosur muzeu i vërtetë, me një nga eksponatet më interesant - të ashtuquajturat vazo mbretërore që na viti 1890, me kavanoza prej porcelani, në të cilat janë përgatitur ilaçet për familjen e mbretit Ferdinand.


“Më tepër krenohemi me një manual ilaçesh, i cili konsiderohet si libri i parë i shtypur mjekësor tek ne në gjuhën kishtare sllave - shton Tanja Jordanova. Ai është shtypur gjatë vitit 1845 në Bukuresht dhe përmban dy pjesë - e para është me lutje, kurse e dyta me receta mjekësore. Ekziston një hipotezë se në libër janë përfshirë rekomandimet shëruese të një murgu të vetmuar, i konsideruar si përkrahës i popullit bullgar Shën Ivan Rillski /i lindur në vitin 946/ ,por më e mundshme është që me to të ketë shërbyer veprimtari iluministe Neofit Rillski. Një eksponat tjetër mjaft interesant është një peshore farmacie, e punuar në Vjenë, me një shenjë perandorake  të një shqiponje me krahë të hapura. Në koleksion gjendet dhe “stërgjyshi” i kanave spastruese - një filtër prej qeramike për spastrimin e ujit mbi parimin e karbonit të aktivizuar, të prodhuar gjatë vitit 1830 në Mançester. Por, mbase sendi ynë më interesant është arka metalike amerikane për kontabilitet, nga gjysma e dytë e shekullit të 19, që përbën një aparat-arkë me susta-butona cirilike. Ruajmë dhe një eksponat nga një periudhë më e vonë - të punuar me karikatura origjinale të Boris Dimovskit”. 

Farmacia e lashtë ka ekzistuar deri në vitet 20 të shekullit të kaluar. Por, akoma mund të këpusim ndonjë bimë të freskët nga kopshti, në të cilin doktori ka zgjedhur dikur bimën më shëruese për vuajtjen e pacientit të vet.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES, Facebook / Plovdiv Old town official



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Enë të gdhendura në mënyrë të shkëlqyer dhe statuja të punuara me imtësi - Tuma Kozareva zbulon sekretet e saj

Gjetjet nga gërmimet arkeologjike të tumës Kozareva u bënë një sensacion i vërtetë në vitin 2014, kur u prezantuan për herë të parë para publikut të gjerë. Ndër eksponatet e shkëlqyera dallohen amuletat e bëra nga kafka njerëzore, enë balte dhe vegla..

botuar më 24-12-01 10.10.PD
Foto: Pixabay, wikipedia.org;
kolazhi: Ivan Petrov

Ljuben Karavellovi dhe lufta e popullit shqiptar për pavarësi

Revolucionari i madh Ljuben Karavellov (1834-1879), shkrimtar dhe publicist i Rilindjes sonë, ka lënë një gjurmë të thellë në letërsinë bullgare si prozator, poet, fejtonist, kritik i letërsisë. Ljuben Karavelllovi ishte dhe udhëheqës i Lëvizjes Çlirimtare..

botuar më 24-11-28 7.00.PD

Një nip i perandorit Oktavian Avgust është rikrijuar ndoshta në statujën e parë nga Heraklea Sintika

Statuja e parë prej mermeri e zbuluar më 3 korrik në qytetin antik Heraklea Sinthika është ndoshta e nipit të perandorit romak Oktavian Avgust - Lucij, njoftoi udhëheqësi i gërmimeve, Prof. Ljudmill Vagalinski. “Nuk ka dyshim se statuja është nga..

botuar më 24-11-26 10.59.PD