Pas njohjes zyrtare të pakicës etnike bullgare në Shqipëri në vitin 2017 ajo disponon të gjitha të drejtat, përfshi këtu dhe mundësinë për mësimin e gjuhës amtare, vuri në dukje Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë Gent Cakaj para Nënpresidentes Ilijana Jotova, njoftoi zyra e shtypit e Presidencës.
Nënpresidentja bullgare e falënderoi palën shqiptare për njohjen e minoritetit bullgar dhe shprehu dëshirë që shtetasit shqiptarë me prejardhje bullgare të mësojnë gjuhën bullgare në shkollat shqiptare. Në vitin 2017 Ilijana Jotova u takua me shoqatat bullgare në Tiranë dhe Gora dhe që prej atëherë ajo mirëmban marrëdhënie të shkëlqyera me to. Nënpresidentja vuri në dukje se aktualisht bullgarishtja mësohet në mënyrë fakultative në Universitetin e Tiranës dhe shtroi çështjen që ajo të mësohet në një kurs, ose profil në kuadrin e disiplinës “Filologji Sllave”
Në takim u shqyrtua edhe regjistrimi i popullsisë në Shqipëri gjatë vitit 2021. “Jam e bindur se shteti shqiptar do të bëjë të gjitha përpjekjet që të mos ketë presion mbi minoritete”, theksoi Jotova. Nga ana e vet Ministri Cakaj nënvizoi shprehimisht se regjistrimi i popullsisë do të zhvillohet në kushtet e një transparence të plotë.
Integrimi evropian i vendeve nga Ballkani Perëndimor ishte një theks tjetër në bisedime. “Jemi të bindur se anëtarësia evropiane e Ballkanit Perëndimor është garant për stabilitetin në tërë regjionin dhe në Evropë”, deklaroi Ilijana Jotova.
Miku shqiptar shprehu njohjen e vjet për përkrahjen e pandërprerë të Bullgarisë dhe shtoi se megjithë problemet e BE-së për Shqipërinë nuk ka rrugë tjetër dhe se Evropa e Bashkuar nuk do të jetë e tërë pa Ballkanin Perëndimor.
Nënpresidentja bullgare propozoi krijimin e grupeve të punës mes dy shteteve tona. “14 vjet më vonë Bullgaria mund të jetë një këshilltare shumë e mirë jo vetëm për çështjet politike, por edhe për ato teknike”, shënoi ajo dhe theksoi rëndësinë e Procesit të Berlinit për zhvillimin e kësaj pjese të Evropës, por shprehu keqardhjen e vet se projektet në kuadrin e tij nuk zhvillohen me tempin e domosdoshëm, sidomos sa i përket Korridorit Nr. 8.
Nënpresidentja ia dhuroi Ministrit Cakaj vëllimin e parë të librit të doc. dr. Spas Tashev “Komunitetet bullgare në Ballkanin Perëndimor. Proceset politike dhe pasojat etnografike dhe demografike (1913-2019)” kushtuar Shqipërisë.Turqit dhe grekët duan më shumë pika kalimi përgjatë Vijës së Gjelbër në Qipro Partitë politike greke qipriote dhe turke qipriote u kanë bërë thirrje liderëve të tyre që të hapin më shumë pika kalimi përgjatë Vijës së Gjelbër që ndan Qipron për..
Pasi për të njëmbëdhjetën herë ia dolën të zgjedhin kryetaren e Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor në personin e Natalija Kisellovës, të propozuar nga “BSP – E majta e Bashkuar”, deputetët votuan për zgjedhjen e nënkryetarëve të..
Ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, u dëgjua nga Komisioni për Punët e Jashtme i Parlamentit Evropian. Ai tha se disa nga kujtimet e tij më të bukura janë nga Bullgaria, por akuzoi Sofjen për ngecje të integrimit evropian të..
Përmbledhja e ngjarjeve të një viti të tërë në pak rreshta është padyshim një sfidë, veçanërisht nëse bëjmë një përmbledhje politike. Zgjedhjet e..