Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kufizime për të gjithë që udhëtojnë nga Bullgaria për në Danimarkë dhe Austri

Foto: arkiv

Për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me Covid-19 në Bullgari Danimarka përfshiu vendin tonë në kategorinë e “vendeve të rrezikuara”. Kështu, që të hyjnë në Danimarkë, udhëtarët që vijnë nga Bullgaria duhet të vërtetojnë se kanë arsye të rëndësishme.

Austria aplikon masa për udhëtarët që vijnë nga 16 krahina të Bullgarisë dhe jo siç ishte deri tani – për udhëtarët që vijnë nga tërë vendi. Bëhet fjalë për krahinat Bllagoevgrad, Burgas, Dobriç, Gabrovo, Jamboll, Kërxhali, Montana, Plovdiv, Razgrad, Shumen, Sliven, Smoljan, Sofje, Stara Zagora, Tërgovishte dhe Varna. Të gjithë që vijnë nga këto krahina duhet të prezantojnë PCR test negativ, të bërë jo më vonë se 72 orë, ose të mbeten në karantinë 10 ditore. Karantina mund të ndërpritet me PCR test negativ në kuadrin e 48 orëve, bëri të ditur MPJ-ja bullgare.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 11 deri në 18°. Në Sofje, do të jetë 11°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell. Para mesditës, do të ketë vranësira më të konsiderueshme mbi Bullgarinë Qendrore Veriore dhe Srednogorie,..

botuar më 25-06-20 7.40.MD

Anëtarësimi i Bullgarisë në eurozonë mori dritën jeshile nga ECOFIN

Ministrat e ekonomisë dhe financave të vendeve anëtare të BE mbështetën unanimisht rekomandimin e hartuar dje nga Eurogrupi që Bullgaria të anëtarësohet në eurozonë më 1 janar 2026, njoftoi ministri i financave i Polonisë, Anxhej Domanski, sipas..

botuar më 25-06-20 5.41.MD

Ligj i ri rregullon tregun e kriptoaktiveve në Bullgari

Parlamenti miratoi në lexim të dytë Ligjin për Tregjet e Kriptoaktiveve, me propozues Këshillin e Ministrave. Me këtë ligj rregullohet tregtimi i këtij lloji instrumentesh dhe mbikëqyrja e sektorit në përputhje me rregulloret evropiane, njoftoi..

botuar më 25-06-20 5.32.MD