Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Radhë të gjata në PKK “Kapitan Andreevo” në kufirin bullgaro-turk

Foto: BGNES

Radhë të gjata automjetesh u formuan në PKK “Kapitan Andreevo” në kufirin bullgaro-turk. Gjatë 24 orëve të fundit përmes pikëkalimit janë kaluar 2 418 kamionë, njoftoi nga Haskovo korrespondentja Dora Atanasova.

Gjatë ditëve të fundit shumë njerëz udhëtojnë deri në Edrene dhe duhet të presin disa orë që ta kalojnë kufirin. Pritet që edhe nesër situata të jetë e tillë.

Zhvlerësimi i lirës turke dhe mungesa e kufizimeve në kufi për shkak të Covid-19 u bënë një stimul suplementar për t’u rritur interesi për një nga destinacionet më të preferuara nga bullgarët për shopping turizëm.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Grozdan Karaxhov

Qeveria e rregullt dëshiron të shpëtojë një prokurim ndërkombëtar për 35 trena të rinj

Qeveria kërkoi një takim urgjent me përfaqësuesit e Komisionit Evropian për shkak të prokurimit të anuluar për blerjen e 35 trenave sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Ministri i transportit Grozdan Karaxhov në komisionin përkatës..

botuar më 25-02-07 8.33.PD

Parashikimi i motit për 7 shkurtin 2025

Të premten temperaturat minimale do të jenë nga minus 7 deri në minus 2°, në Sofje – rreth minus 3°. Në pjesën më të madhe të vendit do të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësira të theksuara do të ketë në rajonet jugperëndimore, lindore dhe në..

botuar më 25-02-06 7.35.MD
Ministri Georg Georgiev

Bullgaria mbetet e qëndrueshme në politikën e saj ndaj Ballkanit Perëndimor

Ministri i punëve të jashtme Georg Georgiev theksoi se Bullgaria me përpikëri do të ndjekë konsensusin e arritur evropian në lidhje me integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Georgiev theksoi se vendi ynë po vazhdon të zërë pozita të..

botuar më 25-02-06 6.11.MD