Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Protestuesit kundër qeverisë nuk heqin dorë nga pozita e tyre civile

Foto: BTA

Pritet që sot të pakënaqurit nga qeverisja e Borisovit të ndërmarrin veprime të reja.

Gjatë protestës së djeshme njeri prej organizatorëve profesor Velisllav Minekov tha, se tani mendohen variante të reja. Sipas tij qëllimi është që jo vetëm Evropa por edhe mbarë bota të mësojë se çfarë ndodh në Bullgari.

Protestuesit deklaruan se nuk do të heqin dorë nga pozita e tyre prej qytetari edhe nëse u duhet të demonstrojnë deri në zgjedhjet e rregullta, sepse sipas tyre çdo ditë protestë është një për qind më pak për Borisovin.

Mbrëmja e radhës e protestës kaloi qetë dhe pa incidente. Turma në sheshin “Pavarësi” u bashkua edhe një pjesë e banorëve të lagjes së kryeqytetit “Gorubljane”.

Disa orë më herët ata protestuan për shkak të problemeve të pazgjidhura në lagjen ku banojnë dhe bllokuan arterien kryesore rrugore e cila lidh Sofjen me autostradën “Trakija”.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 21 shkurtin

Të premten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 20 deri në minus 5°. Në Sofje do të jetë rreth minus 13°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veri-verilindor në rajonet lindore...

botuar më 25-02-20 6.15.MD

Një kompani ushtarake nga Haskovo niset për një mision paqeruajtës në Kosovë

Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja. Ceremonia solemne u zhvillua në sheshin qendror “Liria” në qytet, në prani të shefit të mbrojtjes..

botuar më 25-02-20 3.53.MD

Nuk ka asnjë kërkesë për të dërguar personel ushtarak në Ukrainë, thanë ministrat në parlament

Askush, askund, në asnjë mënyrë, nuk e ka diskutuar çështjen e dërgimit të personelit ushtarak në Ukrainë për të marrë pjesë në armiqësitë midis Rusisë dhe Ukrainës. Kështu u tha deputetëve ministri i punëve të jashtme, Georg Georgiev. Georgiev,..

botuar më 25-02-20 11.31.PD