Mbi 100 ditë vazhdojnë protestat nën dritaret e pushtetit në Sofje, si dhe në qytetet e mëdha në vend me kërkesë për dorëheqje të qeverisë dhe të prokurorit të përgjithshëm Ivan Geshev. Gjatë ditëve të fundit ndaj pakënaqësisë civile u bashkuan dhe disa grupe studentësh, si dhe eurodeputetë të huaj, por kjo sipas politologut Përvan Simeonov nuk ka potencial të mjaftueshëm që të fusë një energji të re të freskët në to.
“Tani për tani protestat zhvillohen sipas skemës nga viti 2013” - sqaroi përpara Radios Kombëtare Bullgare analizuesi.
“Në qoftë se kujtoheni dhe atëherë ata u lodhën pak, ashtu si tani dhe u përkrahën nga studentët. Atëherë kishte një okupacion të fortë nga ana e studentëve, por dhe ai nuk pati sukses që të mund të rrëzojë qeverinë e Pllamen Oresharskit”. Zoti Simeonov prognozon se, në qoftë se nuk bëhet ndonjë gabim serioz nga qeveria, mbase ajo do të përmbushë mandatin e vet të plotë. Pas kësaj, sipas tij, nga partia GERB shpresojnë që të fitojnë zgjedhjet, por të mbeten në opozitë, po si gjatë vitit 2013. Pikërisht prandaj tani janë gati të shpërndajnë para dhe të kënaqin kërkesat e çdo njërit për të ardhura më të larta.
Përveç nga protestuesit, qeveria merr kritika jo të pakta dhe nga opozita në parlament. Që nga fillimi i mandatit të tanishëm deri tani, deputetët nga Partia Socialiste Bullgare kundërshtojnë fuqimisht pothuajse çdo vendim, të cilin e propozon qeveria për votim në Kuvendin Popullor. Për një pjesë nga sulmet e veta, marrin përkrahje dhe nga një parti tjetër opozitare në parlament -Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë. Në këtë kuptim, dorëheqja e kryetares së Kuvendit Popullor Cveta Karajançeva e kërkuar nga të dyja partitë me motiv se minon prestigjin e institucionit, nuk qe një befasi e madhe. Reagimi nga ana e saj qe i rrufeshëm, duke e përcaktuar këtë akt si një “sulm të sinkronizuar”, që ka bërë një koalicion të dukshëm midis Partisë Socialiste Bullgare dhe Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë.
Sipas sociologut Andrej Rajçev, nga ky koalicion i pashpallur midis tyre, të dyja forcat opozitare politike fitojnë, por fitojnë po kështu dhe drejtuesit.
“Ata demonstrojnë forcë. Meqenëse tanimë janë bashkë. Së dyti, për Lëvizjen për të Drejtat dhe Liritë është me rëndësi të nënvizojë se, nuk ka lidhje me partinë GERB. Kurse për partinë GERB kjo po kështu është me një rëndësi të madhe, që do të thotë se, po afrohen zgjedhjet”.
Për asnjë nuk është e fshehtë se, sulmi kundra Karajançevës, kishte për qëllim të shkaktojë një përplasje partiake, pa u shkaktuar nga ndonjë ngjarje konkrete, as e lidhur me ndonjë çështje parimore - vuri në dukje në intervistën e tij të dhënë për Radion Kombëtare Bullgare politologu docent Antonij Gëllëbov.
Gjuha shumëngjyrëshe dhe niveli në të cilin u zhvillua debati, u bën përshtypje dhe ekspertëve rreth komunikimit politik dhe fushatave elektorale. Sipas docentit Aleksandër Hristov, mbase për një pjesë nga deputetët fushata zgjedhore tanimë është në ecuri. Por, një fushatë politike zhvillohet me njerëz të kënaqur, kurse të tillë mungojnë.
Nga të gjitha duket se në komunikimin, i cili do të zhvillohet me elektoratin, drejtuesit do të mbështeten tek metodat e vjetra dhe mesazhet, e lidhura me atë që është ndërtuar deri në këtë moment - vuri në dukje Hristov në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare.
Problemi është , se kjo tanimë nuk është e mjaftueshme. Duhet detyrimisht të përsosin mesazhet e tyre dhe të gjejnë diçka të re, të cilën ta thonë. Mos harroni se kjo fushatë do të zhvillohet në kushtet e një numri në rritje të njerëzve të papunë, të infektuar me virusin, që fut një tension suplementar në shoqëri, kurse ai si rregull u drejtohet drejtuesve.
Sa i përket prognozës për përbërjen e parlamentit të ardhshëm, eksperti është kategorik se, ai do të jetë lara-lara, por shpreson që partitë e veçanta të mos krijojnë koalicione joparimore në emër të pushtetit.
Përpiloi: Joan Kolev /në bazë të intervistës së Radios Kombëtare Bullgare-programi “Horizont”/
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES dhe Ani Petrova, BNRSipas të dhënave nga exit poll-et e të gjitha agjencive sociologjike, GERB-SDS me lider Bojko Borisov është padyshim forca e parë politike. Vitet e fundit partia është përmbajtur nga komentet para shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ...
Në prag të zgjedhjeve të gjashta të parakohshme parlamentare në më pak se tre vjet, vërehet lodhja e qytetarëve bullgarë nga pashpresa menaxheriale. Një gjë e tillë duket se ekziston edhe në fushën politike – dëshmi është fushata tejet letargjike..
Abdullah Öcalan propozoi bisedime paqeje me PKK nga burgu Lideri i Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), Abdullah Öcalan, i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm, u vizitua nga një i afërm i tij për herë të parë..
Ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, u dëgjua nga Komisioni për Punët e Jashtme i Parlamentit Evropian. Ai tha se disa nga..