Futbollisti bullgar Hristo Stoiçkov bashkë me 9 futbollistë të tjerë u nominua për sulmuesin më të mirë të majtë në historinë e futbollit. Nominimi është në kuadrin e iniciativës së botimit francez France Footboll për caktimin e skuadrës ideale për të gjitha kohërat.
Ekipi ideal futbollistik i të gjitha kohërave do të caktohet me votat e 170 gazetarëve sportivë të mbarë botës.
Hristo Stoiçkov është mbajtës i “Topit të Artë” dhe i “Këpucës së Artë”. Ai hyri në ekipin ideal në Botërorin e Futbollit në vitin 1994 në ShBA me 6 golat e shënuar. Pesë herë ishte Futbollist №1 i Bullgarisë.
Tenistja më e mirë bullgare Viktoria Tomova fitoi raundin e parë të turneut të tenisit WTA 1000 në Pekin me një fond çmimesh prej afro 9 milionë euro. Ajo mundi Lesja Curenko nga Ukraina me 6:3, 6:3. Kundërshtarja e radhës e bullgares, e cila është e..
Shahistet bullgare përfunduan në vendin e 10-të në renditjen përfundimtare të Olimpiadës së Shahut, e cila u mbajt në Budapest të Hungarisë. Në ditën e fundit të garës, Bullgaria mundi Italinë 3.5 me 0.5. Antoaneta Stefanova, Nurgul Salimova dhe..
Për të dhjetën vit, Bullgaria merr pjesë në Javën Evropiane të Sportit #BeActive. Në periudhën 23-30 shtator, Ministria e Rinisë dhe Sportit organizon aktivitete të shumta për inkurajimin e marrjes aktive me sport, përmirësimin e aktivitetit fizik..