Mbajtja e maskave në të hapur tashmë është e detyrueshme në pushimoren dimërore Bansko, vendosën autoritetet vendore. Në qytet do të fillojë të punojë një laborator për PCR teste, ku rezultatet do të dalin deri në 2 orë. Kështu turistët e huaj të cilët duhet të paraqesin test negativ duke u kthyer në shtëpi do të jenë në gjendje ta bëjnë këtë në vend, transmetoi BTA.
Për të evituar grumbullimin e njerëzve para teleferikut, do të hapet dhe një linja e përhershme për transportimin e skiatorëve deri te pistat në mal në respektim të të gjitha masave kundërepidemike.
Parashikohet zvogëlim i numrit të njerëzve në teleferikët e mbyllur dhe të hapur.
Platforma panoramike “Vërhët” ("Maja"), një vend ikonik turistik në malin e Rodopeve, është rinovuar. Me iniciativën e Shoqatës Turistike "Kreposta - Mogilica", objekti, i vendosur në 1351 metra mbi nivelin e detit, u rinovua dhe mori një shtresë..
Festivali i shtatëmbëdhjetë me radhë i verës së re në Plovdiv u hap zyrtarisht më 21 nëntor. Maratona e verës, e cila do të vazhdojë gjatë gjithë fundjavës, premton një udhëtim të paharrueshëm kulinar dhe kulturor në atmosferën autentike të..
Ministria e turizmit mori një certifikatë zyrtare anëtarësimi në rrugën prestigjioze kulturore evropiane "Rruga e Verës" (Iter Vitis). Ajo iu dorëzua Ministrit të turizmit Mirosllav Borshosh në shenjë njohjeje të përfshirjes së Bullgarisë në..